‘Ngjarje të tilla, kanë faturë politike’, Andoni: skandalet që e rrethojnë zotin Rama janë të paimagjinueshme

09:45, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv, ka qenë gazetari Ben Andoni i cili ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai tha, ‘se Zoti Rama më duket se nuk e njeh pushtetin, në sensin e respektit ndaj pushtetit’.

‘Gjëja më shqetësuese është që nuk nje moralin e pushtetit’. ‘Sepse çdo individ, nuk po them për skandale minore, megjithëse skandali nuk është asnjëherë minor, por skandale te tilla, më besoni, kanë faturë politike dhe njerëzit të cilët ngulen në pushtet është jashtëzakonisht shqetësuese për të paktën ata precedentë që ngrihen për pasardhësit’.

Flavio Qarri: Kemi patur në historinë tonë një qeveri më në krizë se sa kjo?

Ben Andoni: Ky është problem i shtet formimit. Unë mund tu them edhe raste të tjera në më shumë se 100 vite të ekzistencës së shtetit shqiptar. Por në këtë moment kuptohet se Shqipëria është në pjesën finale të integrimeve evropiane, pa e absolutizuar Bashkimin Evropian. Unë mendoj që skandalet që e rrethojnë zotin Rama janë të paimagjinueshme dhe shqetësimin publik e kam thënë edhe herë tjetër në emisionin tuaj, është se precedentët në vendin tonë nuk kanë premisa që të zvogëlohen. Por ato gjithmonë shtohen me qeverisjet që vijnë në këtë vend dhe pasojat janë ke njerëzit e thjeshtë.

E para që ju e dini, ka humbur fare moralin publik. Nuk dime se çfarë të besojmë. Nuk dimë se cili autoritet duhte në rastë të tilla, për shembull, unë besoj që kolegu që është në studio mund ta shpjegojë me mirë arkitekturën e sigurisë kombëtare, duhet të ngrejë zërin. Në rastin tonë këtë duhet ta bënte Presidenti i Republikës. Ju e keni parasysh se ne edhe me një ligj, me sa di unë ligji për mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nuk e ka taksative por të paktën mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare duhet të bëhen të paktën një herë ose dy herë në vit. Ne rrethohemi me gjera të jashtëzakonshme. Kurse me këto skandalet e fundit që kanë ndodhur, unë besoj se Presidenti duhet të kishte , mbledhur me kohë, duhet të dilte me një lloj përfundimi tjetër dhe jo thjesht me atë deklaratën që gjithçka duhet të ja lemë drejtësisë etj...

Flavio Qarri: Por kjo duket sikur është deviza e re e qeverisë se këto nuk janë skandalet tonat, por është sukses i joni për shkak të kulmimeve, tha Balla të Reformës në Drejtësi.

Ben Andoni: Shikoni t’ju them diçka. Ne të gjithë besoj bashkohemi në diçka që çdo akt juridik apo pjesë e skandaleve të tjera, patjetër që ka pasojë politike. Zoti Rama duhet ta kuptojë. Por Zoti Rama më duket se nuk e njeh pushtetin, në sensin e respektit ndaj pushtetit. Gjëja më shqetësuese është që nuk një moralin e pushtetit. Sepse çdo individ, nuk po them për skandale minore, megjithëse skandali nuk është asnjëherë minor, por skandale te tilla, më besoni, kanë faturë politike dhe njerëzit të cilët ngulen në pushtet është jashtëzakonisht shqetësuese për të paktën ata precedentë që ngrihen për pasardhësit. Me vjen keq që fuqia politike tek në, qoftë për shkak të numrave në parlament edhe për shkak të konjukturave të tjera, për shkak që edhe shumë njerëz te Partia Socialiste tani nuk e njohin këtë pjesën e respektit ndaj moralit nuk arritën që të ngrenë zërin e tyre. Për këte do te ngelen në histori, në histori nuk do ngelen se sa here kanë qene deputetë, por ti duhet të mendosh për atë që do të lësh për vendin tene. Kjo është që nga librat e shenjtë. Qeverisja e zotit Rama i ka larë duart me këto, nuk njeh asnjë premisë morale. Dhe ka krijuar atë mungesën e sigurisë shumë të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco