Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim me tritol në derën e një lokali në Durrës! Pronarët: Nuk kemi konflikte

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim me tritol në derën e një lokali në
Foto nga vendngjarja

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, ku lënda plasëse ishte vendosur në derën e një lokali.

Sipas njoftimit të policisë, lokali është në pronësi të shtetasve Ramazan dhe Erjon Balla. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve, dy pronarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte me persona të tjerë, si dhe ata nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë.

Pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese