Shisnin bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë

30 Shtator 2026 | 10:03

Dy persona janë proceduar këtë të mërkurë nga policia, pasi shisnin në qytetin e Korçës bizhuteri argjendi të kontrabanduara.

Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar E. M., 45 vjeç, dhe S. P., 65 vjeç, pasi u kapën në shëtitoren “Shën Gjergji”, duke shitur bizhuteri argjendi pa lëshuar fatura tatimore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues. 

 Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kondrabanda me mallra të tjera”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bala është thirrur...
09:56 | 30/09/2026

Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet

Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkurë në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:34 | 30/09/2026

Mori makinën e babait pa leje dhe u aksidentua, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset shoku i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij...
08:05 | 30/09/2026