AKTUALITET, 30 September 2026, 10:09

Hetimet/ Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala paraqitet në SPAK! Do të pyetet për çështjen e Agasit

Kreu i policisë së Korçës, Vilson Bala është paraqitur në SPAK paraditen e kësaj të mërkure.

Bala, siç bëhet me dije, do pyetet për çështjen e Ergys Agasit.

Kujtojmë se Bala drejtonte më parë Forcat Operacionale në kryeqytet dhe Drejtorinë e Policisë në Durrës.

Ngjarja ndodh në një moment kur është arrestuar edhe ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni që akuzohet për vendosjen në dispozicion të sekreteve shtetërore biznesmenit si dhe ndihmë ndaj tij gjatë kohës që ishte në arrati, e cila përfundoi më 26 gusht.