Rooney kundër dhënies së titujve të City-t në tavolinë: United nuk i meriton!

Wayne Rooney ka komentuar debatin rreth titujve të Premier League që mund t’i hiqen Manchester Cityt nëse klubi shpallet fajtor për shkelje të rregullave financiare.

Ndaj Manchester Cityt pritet të merret një vendim, i cili, në varësi të sanksioneve, mund të përfshijë edhe heqjen e tetë titujve të Premier League të fituar që nga viti 2008. Klubi anglez pritet të apelojë çdo masë ndëshkuese.

Në këtë situatë, ish-futbollistët e Manchester United, Rio Ferdinand dhe David de Gea, kanë deklaruar më herët se titujt mund t’i atribuohen klubit që ka përfunduar në vendin e dytë. Megjithatë, Rooney nuk është dakord me këtë ide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-kapiteni i United tha se nuk do të ndihej mirë nëse klubi i tij do të merrte titujt pas shumë vitesh, pa i fituar në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të jem i sinqertë, nuk do të ndihesha rehat ta pranoja, sepse nuk mendoj se e kemi merituar”, deklaroi Rooney në podcastin “Stick to United”.

Ai shpjegoi se duhet parë edhe perspektiva e futbollistëve të Manchester Cityt, të cilët në fushë kanë besuar se e kanë fituar kampionatin.

“E vendos veten në pozicionin e lojtarëve të tyre. Ata kanë bërë gjithçka për të fituar titullin e Premier League dhe, në mendjen e tyre, ia kanë dalë. Nëse do të më ndodhte mua, nëse papritur do të zbulohej se Manchester United kishte bërë të njëjtën gjë dhe të më hiqnin titullin e Premier League, do të isha absolutisht i shkatërruar”, u shpreh ish-sulmuesi anglez.

Rooney, sot 40 vjeç, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Manchester United, me të cilin fitoi pesë tituj të Premier League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?