web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtori i Policisë së Korçës paraqitet në SPAK

30 Shtator 2026, 10:02, Aktualitet CNA

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Raportohet se Bala është thirrur në SPAK për dosjen e Ergys Agasit.

Më herët, Bala ka mbajtur postin e drejtuesit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe po ashtu ka qenë drejtues i Forcës Operacionale. 

Kujtojmë se Ergys Agasi u arrestua më 26 shtator, në kuadër të hetimeve për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Ndaj Agasit rëndojnë këto akuza: "Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike", "Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Heqje e paligjshme e lirisë", si edhe "Pastrim i produkteve të veprës penale". /CNA





Lajmet e fundit nga