E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zëvendëskryeministrja Koçiu: “Dyfisho sipërmarrjen tënde” mbështet bizneset që duan të investojnë dhe të rriten

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu prezantoi ecurinë e programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i cili u krijon ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mundësi financimi për të zgjeruar aktivitetin, për të blerë pajisje dhe për të rritur kapacitetet prodhuese.

“Shumë biznese kanë idetë dhe vullnetin për të bërë hapin tjetër, por përballen me vështirësi në sigurimin e financimit. Përmes këtij programi duam t’u japim mundësinë të investojnë, të rriten dhe të krijojnë vende të reja pune”, u shpreh Koçiu.

Reklamë

Për programin është vënë në dispozicion një linjë financimi prej 250 milionë eurosh, me mundësi zgjerimi deri në 1 miliard euro. Sipërmarrjet mund të përfitojnë financim deri në 2 milionë euro, me normë interesi preferenciale 2–3% dhe mbulim nga Garancia Sovrane deri në 70%, sipas kushteve të aplikimit dhe vlerësimit nga bankat.

Sipas të dhënave, mbi 1 700 biznese kanë shprehur interes për programin, ndërsa 800 prej tyre janë në proces trajtimi.

Në dhjetë ditët e para nga lançimi i platformës, nëpërmjet portalit e-Albania janë regjistruar 241 aplikime. Aktualisht, 222 raste po shqyrtohen nga bankat e nivelit të dytë dhe 20 biznese kanë marrë miratimin për financim me kredi.

“Interesi i sipërmarrësve tregon se bizneset shqiptare duan të investojnë dhe të ecin përpara. Çdo investim i realizuar është një mundësi për rritjen e biznesit, për vende të reja pune dhe për më shumë të ardhura për familjet shqiptare”, theksoi Koçiu.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.