S'u ftua në takimin me Ramën për shkak të kritikave, Godelli: Shkruaj se nuk kanë bërë asgjë për sportin

09:58, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit në Syri tv, ‘Kafe Shqeto’ Danil Godelli, kampion i peshëngritjes.

Ai ka folur me moderatorin Flavio Qarri në lidhje me mos ftesën në një takim me kreun e qeverisë dhe kjo sipas tij ka ardhur pas kritikave të tij që qeveria nuk ka bërë asnjë gjë për sportin.

Flavio Qarri: Kemi kampionin e peshëngritjes. Ngrit zerin edhe ditën e djeshme dhe cilat janë arsyet që të kanë ‘s’kualifikuar ‘ nga ky takim me kreun e qeverisë.

Daniel Godelli: Nuk është hera e parë që ndodh. Unë jam i vetmi sportist që nuk jam dekoruar nga asnjë president që ka hyrë dhe ka dalë në Presidencën tonë. Dhe arsyeja, unë nuk e kam ditur asnjëherë se pse.

Kam shkruar edhe here tjetër për çështjen e gradave honoristike që i kanë marrë të gjithë sportistët dhe unë akoma nuk i kam marrë. Unë kam 4 vite që flas dhe askush nuk dëgjon. Dhe kur shkruaj për kryeministrin. Unë shkruaj në emër të atij se nuk dua të merrem fare me këto ministrat e sportit e ku di unë se çfarë janë këto. Sepse nuk kanë bërë asnjë gjë për sportin...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco