Barcelona, Joan Laporta e konfirmon: Këtë verë doja Lautaro Martinez me çdo kusht, më bllokoi Marotta
Kombëtarja Shqiptare fitoi pastër në transfertë ndaj San Marinos në sfidën e dytë të Nations League. Alen Sherri ishte ai që mbrojti portën kuqezi duke ia dalë ta mbajë atë të paprekur. Pas përfundimit të ndeshjes portieri i kombëtares shqiptare vlerësoi këtë sukses të skuadrës në ndeshjen e së martës.
“Ishte një ndeshje specifike ndaj një kundërshtari specifik. E dinim që do të ishte një ndeshje e tillë e përgjumur, por skuadra jonë u soll shumë mirë. E interpretuam shumë mirë ndeshjen, e realizuam atë që donim të bënim, të zhbllokonim rezultatin shumë shpejt. Kishte një moment që lëshuam pak terren, por që në përgjithësi shkoi mirë dhe rezultati ishte i pastër dhe kjo është ajo që ka rëndësi”, tha Sherri.
Ndeshja e radhës është ajo me Finlandën dhe për Sherrin duhet përgatitur mirë pasi është një sfidë direkte për vendin e parë në grup.
“Është një ndeshje direkte për kreun e grupit pasi ne dhe Finlanda konsiderohemi si favoritet e këtij grupi. Kështu që besoj se do të jetë një ndeshje e fortë, e luftuar. Nuk ka kundërshtarë të lehtë. Fakti që ne mundëm Bjellorusinë dhe Bjellorusia barazoi me Finlandën s’do të thotë asgjë, kështu që duhet ta përgatisim mirë ndeshjen dhe shpresoj që të kthehemi me një rezultat pozitiv”, tha portieri i kombëtares shqiptare.
Top Channel