Ambasadori amerikan takohet me Ramën në Kryeministri

Nga A2 CNN
30 Shtator 2026, 10:18 | Politikë

Ambasadori amerikan takohet me Ramën në Kryeministri

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri.

Takimi vjen pak ditë pasi Wendt mori zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-ve në Shqipëri.

Të shtunën, Wendt i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në vendin tonë.

Pas marrjes së detyrës së ambasadorit të ri, Ambasada Amerikane në Tiranë e ka cilësuar këtë moment si “fillimin e një kapitulli të ri”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos