‘Votimi i ndryshimit të ligjit që lidhet me Gjykatën Speciale duhet të ndodhë para nisjes së bisedimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në lidhje me ngërçin politik të krijuar edhe për zgjedhjen e kreut të Shtetit. Kreu I PDK është shprehur për mediat, se për partinë e tij, prioritet mbetet ligji, ndërsa në lidhje me bisedimet për presidentin, ende nuk kanë prodhuar një marrëveshje. Sipas tij, ndryshimi i ligjit duhet të votohet para zgjedhjes së presidentit, duke insistuar që procedurat për këtë çështje të përfundojnë sa më shpejt.