web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Mirë se erdhe!"/ Rama publikon foton nga takimi me ambasadorin e ri të SHBA-së

30 Shtator 2026, 10:24, Aktualitet CNA

"Mirë se erdhe!"/ Rama publikon foton nga takimi me ambasadorin e

Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, ka zhvillluar sot një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë edhe pamje nga takimi.

“WELCOME Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama krahas fotos së publikuar.

Më 26 shtator, Wendt ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit Bajram Begaj duke nisur kështu zyrtarisht detyrën e tij në Shqipëri. Ndërkohë, ditën e djeshme, Ambasada Amerikane ndau pamje teksa trupat e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngrenë flamurin amerikan. Wendt u shpreh se forcimi i aleancës SHBA-Shqipëri është një hap për një të ardhme më të sigurtë dhe më të begatë për të dyja vendet. /CNA





Lajmet e fundit nga