Takimi i parë i ambasadorit të SHBA-së, Eric Wendt i shkon Ramës në zyrë

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt, ka shkuar në Kryeministri paraditen e sotme, ku ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë i kryediplomatit amerikan në Tiranë pak ditë pasi nisi zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, pas takimit me ambasadorin amerikan, Eric Wendt.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt”, shkruan Rama në rrjetet sociale, shoqëruar me një foto nga takimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eric Wendt nisi zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, më 26 shtator, pasi i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada e SHBA-së në Tiranë pritet të organizojë një ceremoni prezantuese për ambasadorin e ri, në një hotel në qendër të kryeqytetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?