Këngëtarja spanjolle Rosalía dhe modelja franceze Loli Bahia janë fotografuar sërish së bashku në rrugët e Parisit, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime.
Dyshja u pa duke shëtitur dhe bërë shopping në kryeqytetin francez, ndërsa fotografitë e publikuara nga paparacët tregojnë momente të afërta mes tyre, përfshirë edhe një puthje në buzë.
Rosalía kishte zgjedhur një fustan të shkurtër rozë, ndërsa modelja u shfaq me një bluzë të bardhë, xhinse dhe mokasina të zeza. Të dyja dukeshin të qeshura dhe në shoqërinë e miqve të tyre.
Fotot e reja vijnë disa muaj pas daljeve të tjera publike të Rosalías dhe Bahia-s, të cilat kanë nxitur vazhdimisht spekulime për marrëdhënien mes tyre.
Dyshja është fotografuar edhe më parë duke u puthur dhe duke shfaqur afërsi në publik, ndërsa as Rosalía dhe as Loli Bahia nuk kanë konfirmuar publikisht natyrën e marrëdhënies së tyre.
Lini një Përgjigje