Demo, takim me zyrtaren e lartë të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria vijon punën drejt objektivit 2027

30 Shtator 2026 | 10:27

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti, me fokus avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në takimin e parë mes tyre, në fokus ishin piketat përmbyllëse të Kapitullit 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, dhe Kapitullit 22, “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, si dhe angazhimet institucionale për përmbushjen e tyre.

Demo vlerësoi gatishmërinë e Komisionit Europian për të vijuar mbështetjen me ekspertizë dhe asistencë në çështjet prioritare, ndërsa theksoi rëndësinë e ritmit të reformave dhe të bashkëpunimit të ngushtë institucional në funksion të objektivit të vitit 2027.

“Me angazhim, rezultate konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve tona, vijojmë punën për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh ministri i Brendshëm

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur takimet e para zyrtare pas marrjes së detyrës në Tiranë. Wendt është...
10:19 | 30/09/2026

Shisnin bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë

Dy persona janë proceduar këtë të mërkurë nga policia, pasi shisnin në qytetin e Korçës bizhuteri argjendi të kontrabanduara. Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar...
10:03 | 30/09/2026

Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bala është thirrur...
09:56 | 30/09/2026