‘80 mijë apartamente bosh’/ Shkembi: Bankat s’po financojnë më, firmat e ndërtimit të zhytura në borxhe

09:32, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, agjenti imobiliar Armando Shkëmbi ngriti alarmin për financime pa kriter në sektorin e ndërtimit, ndërsa burimi i financimit është i paidentifikueshëm.

Sipas Shkëmbit, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet 2008-2009, kur ndërtimi financohej nga bankat, sot shqiptarët po invetsojnë drejtpërdrejt, ndërsa parasë nuk i dihet origjina.

Ndër të tjera, Shkëmbi ishte optimist për rënien e çmimeve të apartamenteve në muajt në vijim.

Ka për të qenë dimër i egër. Ka pasur financim pa kriter nga shqiptarët dhe burime të paligjshme. Është ndërtuar pafund. Të gjithë kanë investuar në apartamente, ndaj ka krijuar fluksën e kërkesave të larta, kemi superfinancim të kësaj flluske. Më 2008-2009 kanë qenë bankat që investonin, sot janë shqiptarët, në fazën e ndërtimit, edhe taksën e infrastrukturës e paguan me shqiptarët, ndërtuesi. Nëse nuk ndërtohet një pallat, shqiptari s’i mer lekët pas.

Kam frikë se shifrat janë më të mëdha, banka mat atë që është transparente. Ekonomia jonë s’është e formalizuar, shifra reale është më e lartë, në BE s’lejohesh të investosh lekët e blerësit, duhet të sigurosh kapitalin për të ndërtuar, në Shqipëri s’kanë, s’është e minitoruar me ligj, dhe shumë kompani ndërtimi janë të ekspozuara ndaj rriskut.

S’kanë një oficer financiar që analizon likujditetin. S’janë të ekspozuar vetëm ndërtuesit e mëdhenj, por i gjithë zinxhiri. Ne në këtë process kemi dëmtuar ekonominë, janë 80 mijë apartamente bosh në Tiranë, janë biznese që i mungojnë Shqipërisë.  Mbindërtojmë dhe popullata s’blen dot, kjo është flluska. Në krye të disa muajve do të nisin të bien çmimet ndjeshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco