Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve të partive nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Mesazhi:
Përshëndes marrëveshjen politike të arritur mbrëmë, mes drejtuesve të partive nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, për krijimin e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Ky bashkim është një mundësi historike për ta shndërruar çdo votë, të dobishme, për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar, jo vetëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, por edhe për demokratizimin e Serbisë.
Përfaqësimi i përbashkët dhe dinjitoz në Kuvendin e Serbisë është një hap i rëndësishëm dhe domethënës, jo vetëm për të qenë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse por edhe për të avancuar të gjitha çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën, të drejtat dhe të ardhmen e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
© SYRI.net
Noka: Tre shtyllat e sigurisë kombëtare janë në duart e krimit, Balluku mban Ramën ‘për fyti’
Nuk u ftua në takimin me Ramën për shkak të kritikave, Godelli: Unë shkruaj se nuk kanë bërë asgjë për sportin
‘Ngjarje të tilla, kanë faturë politike’, Andoni: skandalet që e rrethojnë zotin Rama janë të paimagjinueshme