Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë pasi u kapën duke shitur bizhuteri argjendi, të cilat dyshohet se ishin kontrabandë dhe nuk shoqëroheshin me dokumentacion.
Operacioni policor i koduar “Silver” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive. Në kuadër të operacionit janë proceduar penalisht shtetasit Edvald Mesiti dhe Spartak Pëllumbi, të dy banues në Tiranë.
Sipas Policisë, dy shtetasit janë kapur në shëtitoren “Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, teksa shisnin bizhuteri argjendi pa lëshuar fatura tatimore. Gjatë ndërhyrjes, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 27 kilogramë bizhuteri të ndryshme argjendi, të cilat nuk kishin asnjë dokument shoqërues.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore”.
DVP Korçë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Silver”.
Shitnin në qytetin e Korçës, bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen penalisht 2 shtetas.
Sekuestrohen bizhuteri të ndryshme argjendi, me peshë totale 27 kilogramë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimit të kryer me metoda proaktive, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silver”, në kuadër të të cilit u proceduan penalisht shtetasit E. M., 45 vjeç dhe S. P., 65 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në shëtitoren ”Shën Gjergji”, në qytetin e Korçës, duke shitur bizhuteri argjendi, pa lëshuar fatura tatimore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri argjendi (me peshë 27 kg), pa asnjë dokument shoqërues.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kondrabanda me mallra të tjera", "Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës apo faturës tatimore".
© SYRI.net
Ish-ministri i Jashtëm nuk paraqitet në prokurori, po hetohet për lidhje me mafien shqiptare
Shpërthimi në Durrës/ Një person me maskë vuri eksplozivin afër lokalit, ja çfarë filmuan kamerat e sigurisë
EMRAT/ Blenë automjetin duke shpërdoruar detyrën, prokuroria çon në gjyq administratorin dhe drejtuesit e FAF sh.a.