Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, Eric Wendt kanë zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure një takim mirëseardhje në Tiranë. Rama publikon një foto nga vizita e Wendt dhe thotë se e ka uruar për detyrën në vendin tonë.
"WELCOME. Takimi i mirëseardhjes së Ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt", shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndan dhe këtë pamje nga zyra e tij.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Gjenerali Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si përfaqësuesi më i lartë i SHBA në vendin tonë, në një ceremoni të zhvilluar dje në ambientet e rezidencës zyrtare te Rruga e Elbasanit.
Vetë selia diplomatike në Tiranë, thotë se me gjeneralin Wendt nis një kapitull i ri në Shqipëri dhe në nder të tij, Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare.
"Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona", shkruan Ambasada Amerikane.
