Dy gra arrestohen në Serbi nën dyshimet për spiunazh, përcollën informacione te SHISH

30 Shtator 2026 | 10:44

Dy gra janë arrestuar këtë të mërkurë në Serbi, nën dyshimet për spiunazh dhe për përcjellje informacioni te Shërbimi Informativ Shtetëror Shqiptar (SHISH).

Arrestimet janë kryer në Vranjë dhe Jagodinë, ku autoritetet serbe kanë ndaluar një 46-vjeçare me origjinë nga Shillova e Gjilanit dhe një 50-vjeçare, banuese në Jagodinë.

Sipas autoriteteve serbe, të dyja dyshohen për veprën penale të spiunazhit. Ato akuzohen se kanë përcjellë te SHISH informacione mbi pjesëtarë aktivë të shërbimit serb të inteligjencës dhe aktivitetet e tyre.

Në kuadër të hetimit, autoritetet serbe kanë ushtruar edhe kontroll në banesën e 50-vjeçares në Jagodinë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, të cilat dyshohet se mund të kenë lidhje me veprën penale për të cilën ajo po hetohet.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa dy gratë përballen me dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi

Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë arritur marrëveshje për listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit...
09:38 | 30/09/2026

Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet

Një biznesmen bullgar dhe president i një klubi futbolli të ligës më të lartë u qëllua për vdekje në qytetin e Plovdivit herët të mërkurën....
08:56 | 30/09/2026

Nagavci: PDK ka ndërmarrë iniciativë të nxituar për Dhomat e Specializuara

E ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin” nga Kosova, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, foli për vendimin...
22:21 | 29/09/2026