AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Clint Williamson kujton hetimin e katër komandantëve të UÇK-së, të dënuar së fundmi për krime lufte, vë në pikëpyetje dështimin e Kosovës për të zbutur pritshmëritë e publikut për një pafajësi dhe reflekton mbi të ardhmen e drejtësisë ndërkombëtare në një kohë “mosfunksionaliteti” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
20 seconds më parë
në Intervista
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
clint williamson
Clint Williamson. Foto: BIRN.

Njeriu, hetimi fillestar i të cilit çoi në krijimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk është i befasuar nga vendimi që ato morën në mes të shtatorit, 12 vjet pasi ai paraqiti gjetjet e tij.

Gjykata, e kritikuar shumë në Kosovë, i shpalli fajtorë katër ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së, për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, torturë dhe vrasje, të kryera ndërmjet prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, të cilët më vonë u bënë përkatësisht president dhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, u dënuan secili me 25 vjet burg, ndërsa Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan përkatësisht me 18 dhe 13 vjet. Protestat kundër vendimit vazhdojnë ende në Kosovë.

Avokati amerikan Clint Williamson drejtoi task forcën hetimore të ngritur nga Bashkimi Evropian për të hetuar akuzat për krime lufte të paraqitura në një raport të Këshillit të Evropës nga senatori zviceran Dick Marty.

Në një intervistë për BIRN, ai tha se autoritetet në Kosovë nuk kishin arritur të zbusnin pritshmëritë e publikut se Thaçi dhe bashkë të pandehurit e tij do të shpalleshin të pafajshëm.

“Unë nuk mendoj se autoritetet në Kosovë, apo ata persona që po komentojnë për këtë çështje, bënë shumë përpjekje për të krijuar te njerëzit pritshmërinë se rezultati mund të ishte paksa ndryshe nga kjo narrativë e vetme, sipas së cilës këta individë do të shpalleshin të pafajshëm dhe do të liroheshin”, tha Williamson.

Në fakt, ai tha se gjetjet paraprake të task forcës në vitin 2014 “përputheshin në masë të madhe” me vendimin e Dhomave të Specializuara.

“Ne konstatuam se kishte pasur një sërë rastesh trajtimi çnjerëzor, torture dhe vrasjesh, të drejtuara kundër pakicave etnike në Kosovë, si dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë të Kosovës të UÇK-së dhe të të akuzuarve që u dënuan së fundmi”, tha ai.

Kritikat janë përqendruar te ritmi dhe kostoja e punës së Dhomave, por mbështetësit e tyre thonë se ato ia dolën aty ku dështoi Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ, e krijuar nga OKB-ja – të mbante përgjegjës komandantët e UÇK-së për krimet e kryera nga forcat e tyre.

GJPNJ-ja u krijua në fund të Luftës së Ftohtë, kur Perëndimi po përjetonte një periudhë fuqie dhe po ashtu po forcohej ideja e drejtësisë ndërkombëtare.

Williamson, i cili gjithashtu ka punuar si prokuror në GJPNJ dhe tani është koordinator kryesor i Grupit Këshillimor për Krimet e Mizorive për Ukrainën, një nismë e përbashkët amerikano-britanike dhe e BE-së, tha se përvoja e Dhomave të Specializuara të Kosovës tregonte se drejtësia ndërkombëtare tani mund të duhet të realizohet “përmes organizatave rajonale, përmes partneriteteve ndërmjet komunitetit ndërkombëtar dhe qeverive kombëtare”.

“Ka pasur shumë ulje-ngritje”, tha ai për BIRN. “Kemi parë të krijohen shumë gjykata ndërkombëtare, hibride dhe rajonale. Mendoj se tani është një periudhë e vështirë për drejtësinë ndërkombëtare.”

Williamson tha se, edhe pse gjykatat e ardhshme mund të mos duken saktësisht si Dhomat e Specializuara të Kosovës, “gjëra të tilla do të duhet të hartohen bazuar në rrethanat e veçanta të një vendi të caktuar dhe të një konflikti të caktuar”.

“Jo në emrin tim”

viber image 2026 09 16 10 48 38 560 1536x777
Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli në gjykatë gjatë shpalljes së vendimit më 16 shtator 2026. Foto: Screenshot/Dhomat e Specializuara të Kosovës.

E ashtuquajtura “gjykatë speciale” u krijua me një ligj të miratuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, nën presionin e aleatëve perëndimorë të Prishtinës. Hashim Thaçi ishte një nga ata që mbështetën krijimin e saj, duke thënë se ajo do të dëshmonte se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ndodhet në Hagë dhe përbëhet nga staf ndërkombëtar, si pjesë e një përpjekjeje për të parandaluar ndikimin ose intimidimin e dëshmitarëve.

Vendimi kundër Thaçit dhe bashkë të pandehurve të tij mund të apelohet, dhe ekipi mbrojtës i Thaçit ka deklaruar tashmë se planifikon ta bëjë këtë.

Për gati dy javë, shqiptarët në Kosovë dhe në mbarë Evropën kanë protestuar kundër vendimit. Qindra persona janë mbledhur çdo ditë në sheshin kryesor të Prishtinës.

Të premten dhe gjatë fundjavës, protesta paralele u organizuan në të gjithë Kosovën, Evropën dhe në Australi.

Protestuesit kanë përqafuar sloganin “Jo në emrin tim” – një referencë ndaj fjalëve të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, i cili, gjatë shpalljes së vendimeve, tha “në emër të popullit të Kosovës”.

Smith theksoi se çështja nuk kishte të bënte me legjitimitetin e UÇK-së apo me luftën e saj për pavarësi, por shumë kosovarë thonë se pikërisht kjo është vënë në pikëpyetje.

Williamson deklaroi gjithashtu se procesi “nuk ishte i drejtuar kundër UÇK-së”.

“Ky proces kishte të bënte me fajësinë individuale të personave që kishin role drejtuese në UÇK”, tha ai për BIRN. “Siç thashë në vitin 2014, dhe siç gjykata u përpoq ta shpjegonte me shumë kujdes, kjo nuk ishte një aktakuzë kundër UÇK-së. Ky nuk ishte një gjykim kundër UÇK-së si organizatë. Kjo ishte një gjykatë e krijuar për të shqyrtuar çështjet e individëve që ndodheshin në pozita dhe role drejtuese.”

I pyetur nëse gjykata do të kishte gëzuar legjitimitet më të madh në Kosovë nëse nuk do të kishte gjykuar vetëm ish-luftëtarë të UÇK-së, Williamson tha: “Kjo nuk ishte konceptuar si një gjykatë që do të shqyrtonte çdo krim të kryer në Kosovë, dhe as GJPNJ-ja nuk ishte e tillë. Pra, në thelb, kjo ishte një vazhdimësi e punës që po bënte GJPNJ-ja, por puna e tij ishte e kufizuar për shkak të mandateve juridiksionale. Për këtë arsye, nuk u mendua kurrë krijimi i një gjykate që do të merrej me gamën e gjerë çështjesh.”

Të dënuarit ishin prej kohësh nën dyshime për krime lufte

Williamson kujtoi hetimin e katër burrave që më vonë u dënuan.

“Sigurisht që Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin pjesë e hetimit tonë”, tha ai, megjithëse task forca e BE-së e shtriu hetimin edhe më gjerë.

Në fund, të katër u shpallën fajtorë për kontribut në një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.

Williamson tha se task forca e tij “në të vërtetë nuk arriti ta trajtonte këtë çështje të ndërmarrjes së përbashkët kriminale gjatë hetimit tonë”.

“Nëse do të kisha vazhduar të isha i përfshirë pas asaj pike, mendoj se me siguri do të kishim arritur në të njëjtin përfundim se ekzistonte një ndërmarrje e përbashkët kriminale”, shtoi ai.

“Ne ishim të përqendruar shumë te përgjegjësia individuale e autorëve të mundshëm. Por e kuptuam se këtu vepronte një qëllim i përbashkët. Sigurisht që kishte një shkallë të lartë bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërmjet këtyre individëve.”

Duke pranuar se disa prej personave përgjegjës për krimet e luftës gjatë shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë socialiste nuk u vunë kurrë para drejtësisë, Williamson tha se i konsideronte të suksesshme përpjekjet e gjykatave vendore dhe ndërkombëtare.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, tha ai, shënuan një qasje të re ndaj drejtësisë tranzicionale.

“Precedenti këtu është se kjo ishte një qasje mjaft inovative, e cila duhej ndërmarrë për të vendosur në zbatim këtë proces drejtësie.”

Duke pasur parasysh “shkallën e lartë të mosfunksionalitetit” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së aktualisht, Williamson tha se “absolutisht nuk ka konsensus për ndonjë lloj procesi llogaridhënieje atje, apo për shumë gjëra të tjera, për këtë çështje”.

Etiketa: Clint WilliamsonDhomat e SpecializuaraDick MartyGjykata Speciale e KosovësHashim ThaçiKosova
clint williamson

Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

10:59 | 30/09/2026
dosjet foto 1

Të mbytura me dosje dhe pa siguri: Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:04 | 30/09/2026
shabani

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Avokatin e Popullit

16:36 | 29/09/2026
486575866 1050025403821424 5625365685983950215 n

I fuqishëm, me lidhje në pushtet, agresiv: Prodhuesi çek i armëve CSG fiton nga riarmatimi i Perëndimit

12:49 | 29/09/2026
sexual dysfunction montenegro

Disfunksioni seksual: Gratë në Mal të Zi vuajnë në heshtje, shpesh pa trajtim

12:06 | 29/09/2026
Sfida e Trump në Lindjen e Mesme

Letër nga Uashingtoni: I vënë në vështirësi, Trump i kthehet taktikave ballkanike

11:10 | 29/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.