Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen fillon nga Tirana turin e saj të gjashtë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, agjenda e saj përfshin vetëm Shqipërinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Komisioni Europian njofton se nën dritën e proceseve elektorale që pritet të mbahen në Bosnjë Hercegovinë dhe në Serbi, Presidentja do i vizitojë këto vende në një moment tjetër.