Kreu i policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të mërkure.
Siç u raportua fillimisht, Bala dikur kreu i policisë së Durrësit dhe shef i operacionales në Tiranë, do pyetej për çështjen e Ergys Agasit.
Pas 40 minutash në ambientet e SPAK, Bala doli teksa u pyet nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.
Ai e shmangu pyetjen duke thënë me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do isha këtu”.
Biznesmeni Ergys Agasi u arrestua një muaj më parë në Shkozet teksa shoqërohej në automjet nga ish-drejtori në polici Uljan Shpataraku, krahu i djathtë i ish-kryepolicir Ilir Proda.
Edhe ky i fundit ishte disa ditë më parë për t’u pyetur në SPAK, dyshohet për çështjen e Agasit.
Skandali më i fundit lidhur me Agasin ishin përgjimet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, së cilës SPAK i dha masën e arrestit shtëpiak.
LEXO EDHE:
Paraqitet në SPAK Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala













