Mario Mitaj rikthehet në stadiumin e debutimit me Kombëtaren: E mposhtëm dhe e kontrolluam plotësisht San Marinon

Mario Mitaj u rikthye në fushë mbrëmjen e djeshme, në duelin ku Shqipëria triumfoi 0-3 në transfertë ndaj San Marinos. Mbrojtësi i krahut të majtë e nisi takimin si titullar dhe qëndroi në lojë gjatë të gjitha 90 minutave. Pas përfundimit të ndeshjes, ai foli për FSHF TV.

Të lidhura

None found

“Ishte një rikthim me shumë emocione dhe një kujtim tepër i bukur për mua. Në këtë stadium mora grumbullimin tim të parë me Kombëtaren A. Kur më erdhi ftesa, u gëzova shumë, por nuk e mendoja se do të debutoja. E kujtoj ende atë ndeshje, kur luajta vetëm 5 minutat e fundit. Tani jam shumë i lumtur që u ktheva këtu dhe këtë herë zhvillova të gjithë ndeshjen, 90 minuta”, u shpreh Mitaj.

Ai e vlerësoi paraqitjen e ekipit kuqezi, duke theksuar vështirësitë që paraqiti kundërshtari. “Ishte një ndeshje shumë e mirë nga ana jonë. Përballë kishim një ekip aspak të lehtë, pasi San Marino mbrohet me shumë lojtarë dhe të krijon vështirësi, duke mos të lënë hapësira për të luajtur. Megjithatë, ne bëmë një paraqitje të fortë, e kontrolluam dhe e dominuam ndeshjen. Besoj se kjo fitore do të jetë e rëndësishme për të ardhmen”, deklaroi mbrojtësi.

Sa i përket sfidës së radhës, Mitaj parashikon një përballje të fortë me Finlandën. “Normalisht, do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Finlanda është një nga skuadrat favorite të grupit, bashkë me ne, ndaj mezi presim të luajmë në takimin e ardhshëm”, tha ai.


Shtuar më 30.09.2026 11:10

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişbetpark girişbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş