Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë mposhtën San Marinon me rezultatin 0-3
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
Pas një takimi të shkurtër me trajnerin Jesus, CR7 u kthye në hotelin e tij pa u stërvitur. Versioni zyrtar pretendon "mungesën e pajisjeve", por ndërkohë, presidenti Proença po fluturon për në Danimarkë.

DANIMARKE - Një mister përndjek Portugalinë dhe Danimarkën në prag të ndeshjes: Cristiano Ronaldo, pas 90 minutash në stol në fitoren kundër Norvegjisë, nuk u stërvit me ekipin.
CR7 u largua nga Eleda Stadion, stadiumi i Malmös ku skuadra portugeze po përgatitet për ndeshjen në Kopenhagen, ndërsa skuadra kombëtare po stërvitej.
Sulmuesi mbërriti në fushë rreth gjysmë ore para fillimit të seancës, por, ashtu si João Félix dhe Francisco Conceição, dy lojtarët e tjerë të lënduar, ai nuk mori pjesë në stërvitjen e grupit.
Portugalia nuk ka ndërmend të krijojë një skandal, por, si provë se diçka po ndodh, Pedro Proença, president i Federatës Portugeze të Futbollit, nxitoi në Kopenhagen për të sqaruar situatën e Cristianos, siç raportohet nga gazeta A Bola.
Rindërtimi situatës - Kapiteni portugez foli me Jorge Jesus dhe, menjëherë pas kësaj, u largua nga stadiumi i Malmös për t'u kthyer në hotelin ku po qëndron delegacioni i ekipit kombëtar portugez. Atje, ai përfundoi stërvitjen specifike në palestër.
Sipas Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), stadiumit i mungonin pajisjet e nevojshme për të lejuar Ronaldon të përfundonte seancën e tij të planifikuar stërvitore. FPF nuk dha asnjë detaj mbi llojin e stërvitjes që Ronaldo ishte planifikuar të bënte, as nuk raportoi ndonjë problem të mundshëm fizik.
Kjo situatë e paqartë ka dhënë shkas për shumë spekulime, veçanërisht pasi CR7 u la në stol kundër Norvegjisë. Ronaldo nuk e fshehu zhgënjimin e tij në fund të ndeshjes së Oslos, duke u larguar nga fusha pa përshëndetur tifozët.
View this post on Instagram
Pasi mungoi në stërvitje, Ronaldo u përpoq ta qetësonte stuhinë duke postuar një mesazh të fshehtë në rrjetet sociale. Kapiteni i Portugalisë postoi një foto të tij me tuta të ekipit kombëtar, të shoqëruar nga dy emoji: flamurin portugez dhe një zemër të kuqe.
A është ky një rast i mbyllur apo një deklaratë dashurie pa kushte për Portugalinë? Në ditët në vijim, ndoshta me fjalët e atyre që janë përfshirë, situata me siguri do të bëhet më e qartë.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Lamine Yamal nuk ka asnjë nxitim. Ai është i etur të provojë se e meriton “Topin e Artë”, pavarë...
ANGLI - Skuadra e Enzo Marescas aktualisht kryeson tabelën e Premier League, pasi e nisi sezonin me pesë fitore radhazi. Megjithatë, performan...
SPANJE - Sulmuesi i Barcelonës, Raphinha, u detyrua të largohej gjatë ndeshjes miqësore ndërkombëtare të Brazilit me Austra...
DANIMARKE - "Fjalët e rehatshme nuk mund të ndryshojnë realitetet e pakëndshme." Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, e tha kët&e...
ITALI - Sipas kontratës me Comon deri në qershor 2028, Cesc Fabregas ka përfshirë një klauzolë të veçantë q&eum...
ZVICER - Gianni Infantino kishte braktisur Asamblenë e Përgjithshme të EFC-së, Shoqatës Evropiane të Klubeve, e cila po mbahej n...
ITALI - Dy ish-shokë skuadre të Lionel Messit në ekipin kombëtar nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në...
SAN MARINO - Myrto Uzuni ishte përsëri protagonist për Shqipërinë në fitoren 3-0 ndaj San Marinos, duke shënuar go...
SAN MARINO - Rey Manaj ishte protagonist në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj San Marinos, duke shënuar golin e tretë të kuqezin...
SAN MARINO - Pas fitores 3-0 ndaj San Marinos, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i kënaqur me rezultatin dhe mënyrën s...