E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ngordhja masive e peshqve në rezervuarin e Kasharajt, procedohet administratori i firmës së rehabilitimit të digës

Një 58-vjeçar, administrator i një kompanie që po kryen punime për rehabilitimin e digës dhe shkarkuesit të liqenit në fshatin Kasharaj, është proceduar penalisht nga Policia e Lushnjës.

Sipas Policisë, procedimi penal ndaj shtetasit F. M. nisi pasi kompania që ai administron, gjatë punimeve për rikonstruksionin e digës së dëmtuar, nuk ka marrë masat e duhura për menaxhimin e ujërave të rezervuarit.

Reklamë

Si pasojë, një numër i konsiderueshëm peshqish kanë ngordhur në rezervuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë referuar materialet në Prokurori, ndërsa vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.