Barcelona, Joan Laporta e konfirmon: Këtë verë doja Lautaro Martinez me çdo kusht, më bllokoi Marotta
Pas një periudhe kohë, Mario Mitaj u kthye të luajë si titullar në Kombëtaren shqiptare dhe kjo ndodhi pikërisht në fitoren 3-0 të kuqezinjve ndaj San Marinos, një ndeshje kjo e vlefshme për Nations League.
Ky rikthim i tij si titullar me fanellën kuqezi e bëri nostalgjik mbrojtësin e majtë që kujtoi momentin kur bëri debutimin e tij me skuadrën tonë përfaqësuese 5 vjet më parë pikërisht në San Marino.
“Ishte një kujtim shumë i bukur. Ishte grumbullimi i parë me kombëtaren A. Mezi po e prisja. E mbaj mend kur e mora ftesën, isha shumë i lumtur dhe nuk e prisja që do të debutoja. E mbaj mend si tani këtë ndeshje. Luajta 5 minutat e fundit. Jam shumë i lumtur që u riktheva prapë në këtë stadium dhe këtë herë luajta 90 minuta”, tha Mitaj.
Për sa i përket ndeshjes me San Marinos, Mitaj theksoi se skuadra zhvilloi një lojë shumë të mirë për të hedhur më pas sytë nga përballja me Finlandën.
“Ishte një ndeshje shumë e mirë, bëmë një ndeshje shumë të fortë kundër një kundërshtari që nuk është i lehtë sepse mbrojnë shumë dhe bezdisin shumë. Nuk të japin hapësira që të luash. Ne luajtëm shumë mirë, dominuam ndeshjen dhe besoj se kjo fitore do na shërbejë shumë për të ardhmen. Me Finlandën do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Është një nga favoritët në këtë grup me ne bashkë, mezi po pres që të luajmë ndeshjen e radhës”, tha mbrojtësi i kombëtares shqiptare.
Top Channel