Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ergys Agasi sfidon SPAK: Nuk e kam takuar asnjëherë Vlora Hysenin! Në makinën time s'është gjetur asnjë Dokument Sekret, sillni dosjen ose mohojeni (DEKLARIMET)

Shkruar nga Newsbomb
Ergys Agasi sfidon SPAK: Nuk e kam takuar asnjëherë Vlora Hysenin!
Ergys Agasi dhe avokati i tij, Maks Haxhia

Biznesmeni kontravers Ergys Agasi ka bërë një sfidë të fortë publike për Prokurorinë e Posaçme, përmes avokatit të tij Maks Haxhia, duke pretenduar se nuk është takuar ndonjëherë me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, apo të ketë qenë informator i rrjetit.

Madje, Ergys Agasi mohon që të ketë deklaruar se disa dokumente (diagrama) të SHISH i kishte lënë qëllimisht në makinë që t'i gjente SPAK. Përmes avokatit, biznesmeni zotohet se në makinën e tij nuk është gjetur asnjë dokument sekret dhe ai nuk është shprehur ndonjëherë "i kam lënë qëllimisht atje", sepse nuk ka pasur asnjë dokument të tillë.

Në intervistën e dhënë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, duke folur për qëndrimin e Agasit, avokati Maks Haxhia deklaroi: “Po e deklaroj çfarë kam biseduar me klientin dhe më ka thënë: asnjëra nga ato nuk qëndron. Kryetarja e shërbimit informativ nuk ka qenë asnjëherë në zyrën time. Nuk e kam takuar asnjëherë, në kuptimin që të kenë takime të vazhdueshme. Se çfarë ruajnë ata në kuptimin e funksionimit të atij institucioni është tjetër gjë, këtë nuk e di…, që është një lidhje, që është aset, a është në shërbim… këtë nuk di ta them. Vetëm di të them që ai sfidon. Më ka thënë që sfidoj këdo që të thotë: “Unë kam bashkëpunuar me sekretet shtetërore” dhe e dyta: “Që në makinën që kam pasur në shtëpi janë gjetur dokumente”.”

Sa i përket pretendimeve për dokumentet dhe materialet që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Agasit, avokati ka kundërshtuar versionin e bërë publik dhe ka deklaruar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me këto pretendime.

“Sfidon këdo për ato biseda që kanë nxjerrë në media ose në publik dhe thotë: “Po të ishin se në makinën time, që aty ka qenë, nuk ka lëvizur, se është vërtetuar që nuk është makina me të cilën është kryer rrëmbimi, të jenë gjetur materiale të shërbimit informativ”. Kanë vënë në gojën e Agasit që ai ka deklaruar që: “I kam pasur këto dokumente dhe i kam lënë në makinë”. Jo, nuk është e vërtetë, aty kam qenë në proces. Këtë kundërshton ai. Ai thotë, edhe prokurorinë dhe këdo tjetër që të ballafaqohet.”

Haxhia ka ngritur gjithashtu pikëpyetje lidhur me publikimin e disa komunikimeve telefonike, duke argumentuar se ato, sipas tij, nuk kanë interes për hetimin. Avokati ka kërkuar që çdo material që pretendohet se ekziston të përfshihet në dosjen e hetimit, në mënyrë që mbrojtja të mund ta kundërshtojë atë në rrugë ligjore.

“Ne kërkojmë që prokuroria të distancohet, ose nëse janë të vërteta, t’i fusin në dosje, jo po të bëhet kallëzim ndaj prokurorisë. Jo, t’i vërë në dosje dhe ta bëjmë luftën ballë për ballë, pra ta bëjmë dyluftimin juridik me provat që ke, por e them përsërit, nuk besoj që prokuroria t’i ketë nxjerrë, sepse si ka, nuk i ka. …Ne, në cilësinë e mbrojtjes, na e kanë bërë mbrojtjen gati të pamundur. Ky variant fillon vazhdimisht, duke i bërë gjërat në publik, mbarset publiku dhe ne atëherë duhet të sqarojmë publikun dhe pastaj të bëjmë mbrojtjen juridike. Për mua është bërë një strategji dhe taktikë që ta vërë para fajësisë zotin Agasi.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese