Reforma në drejtësi, Rama: Për 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kulti i pandëshkueshmërisë në Shqipëri ka marrë fund.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, Rama tha se problem vijon të mbetet numri i lartë i personave që mbahen në paraburgim, pa u dhënë dënimi i formës së prerë.
Edi Rama:
10 vite më parë, në vitin 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshme të programit tonë për një rilindje shqiptare. Ndryshuam Kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik, pas një varësie kronike që kishte zgjatur nga themelimi i shtetit shqiptar në vitin 1912. Reforma në Drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor.
Ajo ngriti një superstrukturë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sot, pas 10 vitesh, kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë nga përballja me realitetin. Kemi parë edhe dështime e deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Barra për Reformën në Drejtësi ia ka vlerë qerasë. 10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë.
Edhe sot po të pyesësh një model të AI se cilivend mban barrën më të rënë të paraburgimit në sisteme, përgjigjja vjen Albania. 31 janar 2025 62% e njerëzve janë të paraburgosur dhe ky është një problem shumë i rëndë shqiptar, ku shumë persona mbahen të izoluar për atë që akuzohen dhe jo për atë që janë dënuar.




