web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rikthehet mbikëqyrja elektronike, regjistrim me figurë dhe zë për marrjen në pyetje

30 Shtator 2026, 11:19, Politikë CNA

Rikthehet mbikëqyrja elektronike, regjistrim me figurë dhe zë

Këtë të mërkurë në Tiranë po prezantohen projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.

I pranishëm është ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, kryeministri Edi Rama, si edhe juristë e ekspertë të fushës.

Në fjalën e tij, Gogu u ndal te nevoja për mbikëqyrje elektronike për shtetasit ndaj të cilëve është caktuar një masë e tillë nga gjykatat, përmes një praktike të re.

Ministri tha se rregulli i ri pritet të vihet në funksion brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

Po ashtu, ministri theksoi se me rëndësi është edhe regjistrimi audioviziv i marrjes në pyetje dhe prova digjitale, që kërkon kushte të reja në pajisje dhe ekspertizë.

“Ndërsa ne flasim, askush nuk gjendet nën mbikëqyrje elektronike siç e parashikon ligji. Dhe një alternativë, siç ekziston vetëm në ligj, nuk është kurrëfarë alternative. Prandaj kjo praktikë na takon neve, jo gjykatës. Qeveria ka shpërndarë tanimë fondet për konstatimin e monitorimit elektronik dhe ne angazhohemi ta vëmë atë në funksion brenda pranverës së vitit të ardhshëm. Po aq me rëndësi edhe regjistrimi audioviziv i marrjes në pyetje dhe kuadri për provën digjitale. Krijimi i kushteve për to, në pajisje, ekspertizë, kohë, na detyron të jemi pragmatikë me hyrjen në fuqi dhe hartimin e një strategjie të re paraburgimi”,-tha Gogu./CNA 





Lajmet e fundit nga