Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Aktualitet
Katastrofa ekologjike në Lushnjë/ Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën (VIDEO)
Nufi u shpreh se forcat e bashkisë dhe ato të Armatosura që të bëjmë të mundur të largojmë rrjetën që ka bllokuar veprën ujëdalëse.
30 Shtator 2026, 11:10Nga E.d
Pamje
LUSHNJË- Një katastrofë ekologjike ndodhi ditën e djeshme në Lushnjë, ku Bashkia thau rezervuarin e Kashnjetit për rikonstruksion, ndërsa si pasojë e kësaj ngordhën tonelata peshq. Pas kësaj ngjarje, ditën e sotme ka nisur pastrimi i rezervuarit të Kasharajt. Forcat e Armatosura, Bordi i Kullimit dhe Bashkia e Lushnjës janë angazhuar me mjete në terren për largimin e peshqve të ngordhur dhe pastrimin e ujëmbledhësit.
Në lidhje me këtë rast është vënë nën hetim Fredi Mara, 58 vjeç, administrator i firmës që po kryen rehabilitimin e digës. Sipas policisë, kompania nuk mori masat e duhura për menaxhimin e ujërave gjatë punimeve, ndërsa hetimet po kryhen edhe për dëmtim të habitateve dhe ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës.
Për operacionin e pastrimit në terren ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Nufi u shpreh se forcat e bashkisë dhe ato të Armatosura që të bëjmë të mundur të largojmë rrjetën që ka bllokuar veprën ujëdalëse.
Ermal Nufi:Ka ndodhur që është zbrazur rezervuari dhe peshku ka dalë në sipërfaqe. Po punojmë me forcat e bashkisë dhe ato të Armatosura që të bëjmë të mundur të largojmë rrjetën që ka bllokuar veprën ujëdalëse. Në momentin që do të bëjmë të mundur që të lirohet kanali i bllokuar dhe uji që mbetet ende në basenin e rezervuarit, do të bëhet e mundur forca e të gjithë mjeteve për të pastruar rezervuarin e mbetur dhe peshkut. Besoj shumë shpejt, brenda ditës së sotme, maksimumi nesër, situata do të jetë normalizuar.
Nga ana tjetër, inxhinieri hidroteknik i Bordit të Kullimit Fier, Ferdinant Dervishi, ka deklaruar se zbrazja ishte e vetmja mënyrë për të hapur portat e bllokuara.
Ferdinant Dervishi:Ky është rezervuar i kategorisë së parë, me rrezikshmëri të lartë, 3 porta sigurie. Në momentin që vjen pika e vdekjes, që mbushet kulla e marrjes së ujit, kjo vepër duhet të ngrihet që rezervuari të funksionojë. Me ndërhyrjen, do të arrihet mbilartësimi. E vetmja mënyrë është shkarkimi i rezervuarit. Kjo është e parashikuar edhe nga rregullorja që thotë çdo fund shtatori duhet të kontrollohen shkarkuesit, kullat e marrjes së ujit. Ndërhyrja është e domosdoshme, ndryshe do të shkaktonte katastrofë në qytetin e Lushnjës. Nuk ka mënyrë tjetër për hapjen e portave të ujit./Dosja.al