Nga Tommaso Torri, RIMINI TODAY
Një skenë vërtet “fantociane” i ndodhi një 20-vjeçari shqiptar në Itali, i cili, ndërsa po kontrollohej nga një patrullë e policisë, në momentin që po nxirrte dokumentet e identifikimit, i ra nga portofoli një qese e vogël me kokainë.
Gjithçka nisi të hënën në mëngjes, kur agjentët, në kuadër të kontrolleve ndaj personave të akomoduar në hotele, u paraqitën në një hotel në Marebello.
Gjatë kontrollit ata identifikuan të huajin, i cili bëri gabimin e madh që i ra aksidentalisht droga nga portofoli.
Pas kësaj, kontrollet u bënë më të hollësishme dhe, përveç 555 eurove, që u konsideruan si të ardhura nga shitja e drogës, u gjetën edhe 16 doza të tjera me “borë” (shprehje që përdoret për kokainën), të fshehura brenda një çorape, një peshore precize dhe material për paketimin e dozave.
E gjithë kjo çoi në arrestimin e 20-vjeçarit, i cili u dërgua në komisariat dhe u arrestua për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.
Pas një nate në dhomën e sigurisë, shqiptari u gjykua në procedurë të përshpejtuar të martën në mëngjes, ku pranoi dënimin me marrëveshje për një dënim prej 6 muajsh burg, i cili u pezullua.
© SYRI.net