Zjarr në Patos, flakët rrezikuan banesat dhe bizneset në zonë. Shkak, shkëndijat në telat e tensionit
30/09/2026 11:48
Një zjarr i rënë mesditën e sotme në fshatin Verbas të Patosit ka rrezikuar seriozisht banesat dhe bizneset në zonë.
Sipas banorëve, flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë në telat e tensionit. Zjarri përfshiu edhe një pikë grumbullimi të ushqimit për bagëtitë, duke shkaktuar dëme materiale.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse të Patosit bëri të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt banesave e bizneseve.
Për rreth një orë, zjarri dhe tymi i dendur vështirësuan edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor.
Top Channel