TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re të Kodit të Procedurës Penale, duke vënë theksin te mbrojtja e privatësisë, forcimi i të drejtave të të pandehurve dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.
Rama deklaroi se kontrolli i pajisjeve elektronike, përfshirë telefonat celularë, nuk mund të kryhet pa autorizimin përkatës të gjykatës.
Sipas tij, në rastet urgjente të përcaktuara nga ligji, veprimi do t’i nënshtrohet më pas vlerësimit gjyqësor. Po ashtu, çdo material i marrë nga pajisjet elektronike që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet.
Një tjetër ndryshim lidhet me përgjimet, ku Rama tha se duhet të shqyrtohen vetëm të dhënat dhe komunikimet që kanë lidhje me objektin e hetimit.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se marrja në pyetje dhe veprimet kryesore procedurale do të regjistrohen me zë dhe figurë.
Rama u ndal edhe te hetimet e fshehta, duke theksuar se personi duhet të ketë të drejtë të informohet se ndaj tij është regjistruar një procedim, ndërsa hetimet e fshehta nuk duhet të kthehen në praktikë rutinë.
“Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore do të regjistrohen me zë dhe figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri duhet të tregojë si e ka marrë dhe sa e ka respektuar. Dhe shkruhet se deklarimet e marra me sjellje me presion apo dhunë nuk vlen. Ndryshimi i 4 vjen si domosdoshmëri për të mbrojtur jetën private në epokën teknologjike.
Sekuestrimi i pajisjes nuk mund të jetë më në asnjë mënyrë për të parë dhe lexuar apo parë gjithçka. Për ta hapur duhet vendim i gjykatës…Në rast të urgjencës të përcaktuara nga ligji, veprimi vlerësohet nga gjykata. Çdo material i nxjerrë që nuk ka lidhje me hetimin duhet të asgjësohet.
E njëjta gjë në lidhje me përgjimet, duhet të shikohet vetëm ato që kanë lidhje me hetimet. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar një procedim. Hetimet e fshehura në kohë nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës. Në gjyq do të shkojnë çështje që kanë perspektivë reale. Prokurori duhet të peshojë provat e akuzat dhe mbrojtjen. Ndryshimi i gjashtë ka rëndësi sepse nxjerr prezumin e pafajësisë jashtë sallës së gjyqit. Gjyqi në Pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi”, tha Rama.
Rama: Çdokush që thirret si person në dijeni, ka të drejtën e avokatit! Deklarimet nën torturë, të pavlefshme
Me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, avokati mund të kryejë hetimet dhe verifikimet e tij, ndërsa i pandehuri mund të aksesojë provat, tha kryeministri Rama.
“Avokati s’mund të jetë dekor në sallë dhe spektator gjatë hetimit. Ai duhet të kryejë hetimet e veta, të marrë dokumente, të kryejë verifikime dhe të angazhojë ekspertë. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar te provat dhe të marrë pa pagesë dosjen e plotë, para se çështja të dërgohet në gjyq. Prokurori do të ketë detyrimin e shprehur të hetojë edhe rrethanat që e favorizojnë fajtorin”, tha Rama.
Kushdo që thirret si person në dijeni do të ketë të drejtën e thirrjes së një avokati. Çdo deklarim i marrë nën torturë, do të jetë i pavlefshëm, vijoi kryeministri.
“Nuk mund të thirret dikush si person në dijeni dhe të trajtohet si i dyshuar pa avokat e garanci, kushdo do të ketë në fletën e thirrjes të drejtën për t’u paraqitur me avokat. Marrja në pyetje dhe veprimet kryesore hetimore do të regjistrohen me zë e figurë. Nëse shteti merr në pyetje një njeri, duhet të tregojë saktësisht si e ka respektuar dinjitetin e tij. Për herë të parë, shprehet në letër se deklarimet e marra nën torturë apo nën trajtim çnjerëzor, janë të papërdorshme”, tha Rama.
Rama: S’ka më hetime në sirtar! Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata
Çdokush do të ketë të drejtën e vendosjes në dijeni se ndodhet nën hetim dhe të kërkojë verifikim nga gjykata, parashikohet në ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale. Kryeministri Rama tha se hetimet e fshehura s’kanë vend në shtetin e së drejtës.
“Procedimi duhet të regjistrohet që prokurori merr dijeni për veprën. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikim. Hetimet e fshehura, të mbajtura në sirtar ndër vite, nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës”, tha Rama.
Rama: Nuk cenohet reforma në drejtësi! Forcon kontrollin e gjykatës, të drejtat vlejnë për të gjithë
Paketa e re ligjore për Kodin e Procedurës Penale nuk cenon progresin e reformës në drejtësi, tha kryeministri Rama. Ai theksoi se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e çdo vepre tjetër penale duhet të vijojë, por duke respektuar të drejtat dhe forcuar kontrollin e gjykatës.
“Kjo nuk prek asnjë shtyllë të reformës në drejtësi. Nuk i heq prokurorisë asnjë kompetencë për të hetuar. Ajo ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës. Për korrupsionin, krimin e organizuar, ruhen regjime të posaçme. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk duhet të zbutet. Rishikimi brenda 60 ditëve i masave të sigurisë që janë në fuqi është kontroll individual nga gjykata. Të drejtat s’kanë parti, profesion ose popullaritet. Ato vlejnë për të gjithë ose s’janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia, aq më e lartë cilësia dhe respektimi i kufijve që i vendos ligji”, tha Rama.
Rama: S’ka më hetime në sirtar! Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata
Çdokush do të ketë të drejtën e vendosjes në dijeni se ndodhet nën hetim dhe të kërkojë verifikim nga gjykata, parashikohet në ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale. Kryeministri Rama tha se hetimet e fshehura s’kanë vend në shtetin e së drejtës.
“Procedimi duhet të regjistrohet që prokurori merr dijeni për veprën. Personi ka të drejtë të dijë se ndaj tij është regjistruar procedim dhe t’i kërkojë gjykatës verifikim. Hetimet e fshehura, të mbajtura në sirtar ndër vite, nuk mund të jenë një rutinë në një shtet të së drejtës”, tha Rama.
Transmetimi i seancave gjyqësore, Rama: Lejohen me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës
Drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale parashikon edhe transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore.
“Me kërkesën e të pandehurit dhe viktimës, seanca mund të transmetohet drejtpërdrejt”, tha Rama.