Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Reforma në Drejtësi, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

    Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK Vilson Bala! Ish-drejtori i policisë së Durrësit batuta pas daljes: S’e di pse e parandieja që do të isha këtu

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve
    Lajmet e fundit

    Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    September 30, 2026
    Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    Ministria e Drejtësisë ka prezantuar projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, me fokus te forcimi i garancive për qytetarët, përdorimi i masave të sigurimit dhe mbrojtja e të drejtave të personave që përballen me drejtësinë.

    Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ndal fillimisht te situata në paraburgime. Sipas tij, aktualisht 2353 persona ndodhen në paraburgim, ndërsa një pjesë e tyre janë ende në pritje të një vendimi përfundimtar.

    “Ne duhet të shqyrtojmë kohëzgjatjen, arsyetimin dhe alternativat në funksionimin e sistemit”, deklaroi Gogu.

    Sipas ministrit, ndryshimet synojnë t’i japin gjykatës kritere më të qarta për të zgjedhur, në çdo rast, masën e nevojshme dhe proporcionale.

    Një tjetër pikë e projektndryshimeve lidhet me rolin e prokurorit dhe provat gjatë hetimit. Prokurori do të ketë detyrimin të dokumentojë dhe të vërë në dispozicion edhe provat që janë në favor të të pandehurit.

    “Hetimi do të ketë një fillim formal sipas propozimeve. Kush thirret si dëshmitar, ndërkohë që trajtohet si i dyshuar, duhet ta gëzojë mbrojtjen që i takon të dyshuarit”, tha ministri.

    Projektndryshimet prekin edhe aksesin në të dhënat personale përmes pajisjeve elektronike. Sipas Gogut, sekuestrimi i një telefoni nuk do të nënkuptojë automatikisht qasje të pakufizuar në të gjitha të dhënat e tij.

    “Sekuestrimi i një telefoni personal nuk do t’i japë më të drejtën për qasje të pakufizuar në të dhënat vetjake, por vetëm në pjesën që miraton gjykata”, u shpreh ai.

    Reforma parashikon gjithashtu masa për mbrojtjen e viktimave, veçanërisht në rastet e dhunës në familje. Sipas ministrit, gjykatës duhet t’i jepet mundësia të largojë nga banesa personin e dyshuar për dhunë.

    Një ndryshim tjetër lidhet me garancinë pasurore, e cila sipas propozimit do të përcaktohet në varësi të gjendjes financiare të personit.

    “Liria të mos mbetet privilegj i atij që paguan dhe kur ka rrezik për provat, liria nuk do të blihet me para”, deklaroi Gogu.

    Ministri theksoi se ndryshimi i ligjit nuk mjafton nëse ai nuk shoqërohet me zbatim në praktikë. Në këtë kuadër, ai tha se aktualisht nuk ka persona nën mbikëqyrje elektronike, pavarësisht se kjo mundësi parashikohet nga ligji.

    “Qeveria ka ndarë fondet për zbatimin e monitorimit elektronik dhe angazhohemi ta vëmë në zbatim brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, tha Gogu.

    Në përfundim, ministri njoftoi se do t’u propozohet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë hartimi i përbashkët i një strategjie për paraburgimin, me objektiva që lidhen me cilësinë e arsyetimit të vendimeve, shqyrtimin në kohë, funksionimin e alternativave dhe transparencën e të dhënave.

    drejtësi Drejtësia shqiptare Kodi i Procedurës Penale Kuvendi i Shqipërisë legjislacioni shqiptar ligji liritë e qytetarëve ndryshime ligjore procedura penale projektndryshime reforma ligjore Reforma në drejtësi shqipëri sistemi i drejtësisë të drejtat e qytetarëve Toni Gogu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Reforma në Drejtësi, Rama: Duam më shumë ekuilibër, 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

    September 30, 2026

    Projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Toni Gogu: Drejtësi e fortë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve

    September 30, 2026

    Hetimet për Ergys Agasin, paraqitet në SPAK Vilson Bala! Ish-drejtori i policisë së Durrësit batuta pas daljes: S’e di pse e parandieja që do të isha këtu

    September 30, 2026

    Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira për 2026: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.