Fëmijë e të rritur kalojnë aty, banori denoncon: Korrenti ka dalë në shesh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.09.2026, 12:14

Një situatë shqetësuese është denoncuar pranë kompleksit Golden Park, përballë Spitalit Amerikan 3, ku sipas një qytetari, energjia elektrike ka dalë në sipërfaqe dhe prek zonën e sheshit, dyert e hyrjes, shkallët dhe bokset e sahateve.

Sipas denoncimit të mbërritur në JOQ Albania, në këtë zonë kalojnë çdo ditë banorë, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa rreziku është i pranishëm pikërisht në një hapësirë që përdoret vazhdimisht nga qytetarët.

Banori thotë se për situatën është bërë edhe ankesë pranë Bashkisë. Pas verifikimit në terren, sipas tij, personat që kanë mbërritur e kanë konstatuar problemin, por janë shprehur se ndërhyrja nuk është në kompetencën e tyre.

“Nuk e dimë kompetencë e kujt është, por dimë që duhet ndërhyrë sa nuk është vonë”, shprehet qytetari.

Përveç rrezikut të goditjes elektrike, banorët ngrenë shqetësimin edhe për rrezikun e zjarrit, pasi problemi ndodhet pranë hyrjeve dhe instalimeve elektrike.

Nëse situata është siç përshkruhet në denoncim, bëhet fjalë për një problem që kërkon verifikim dhe ndërhyrje sa më të shpejtë, para se një defekt elektrik të kthehet në një ngjarje me pasoja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit