30 Shtator 2026, 12:10
Nga E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se çështja e Presidentit është një situatë urgjente, e cila kërkon veprim të menjëhershëm. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Kurti u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i ka vënë përpara një situate urgjente për veprim. Sipas tij zgjedhjet e reja janë të panevojshme dhe të kushtueshme, ndaj bëri thirrje për bisedimi dhe arritjen e një dakordësie mes partive poltike.
Kurti tha se qytetarët presin prej deputetëve më shumë përgjegjësi, duke theksuar se Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme.
Albin Kurti: Aktgjykimi i Kushtetuese, i cili prodhoi një normë të re kushtetuese lidhur me rrjedhjen afateve për zgjedhjen e presidentit, na vë përpara një situate urgjente për veprim. Ne kemi një marrëveshje me LDK-në, por e dimë që ajo u shkel e u braktis nga 6 deputetë të saj, përkundër që ajo kishte bekimin e kryesisë partisë së tyre. Para nesh, kemi 6 ditë të plota për t’i dhënë vendit president/e të re. Përveç arritjes së një marrëveshje të re edhe zgjedhja e presidentit është e mundshme.
Zgjedhjet e reja të përsëritura, të panevojshme, të kushtueshme janë gjithsesi janë të shmangshme. Prandaj lë të ulemi bashkë, sepse zgjedhjet e reja ndonëse do të shkaktohen si pasojë e moszgjidhjes së presidentit, sërish nuk do të ishin zgjedhje për president. Ato përveçse pa Kuvend, këtë herë do të na linin me paqartësi për ushtrimin e detyrës së presidentit, ndërkaq qeveria do të mbetej në detyrë.
Me lejoni të citoj pikën 3 të deklaratës që u votua me 99 vota, Kuvendi bën thirrje për hartimin e një strategjie të përbashkët shtetërore në kuadër të secilës të bashkërendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike për mbrojtjen dhe afirmimin e të vërtetës së plotë historike për luftën e drejt për liri dhe çlirim.
Qytetarë presin prej nesh më shumë përgjegjësi. Kosova nuk e ka luksin të humbasë kohë në kriza të panevojshme. Kësaj here nuk do të prodhohej ndonjë rezultat ndryshe, por i kemi rrethanat e reja që kërkojnë përgjegjësi më të madhe shtetërore./Dosja.al
albin kurti
Politike
30 Shtator 2026, 11:51
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, tha se drejtësia nuk duhe...
Politike
30 Shtator 2026, 11:45
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, mbrojtja do të ketë një...
Politike
30 Shtator 2026, 11:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme disa nga ndryshimet e parashikuara në paketën e re t&...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot paketën e garancive procedurale. Gjatë fjalës së tij në pr...
Politike
30 Shtator 2026, 11:34
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama foli për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa tha se për veprat m...
Politike
30 Shtator 2026, 11:26
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministi i vendit, Edi Rama duke folur për reformën në drejtësi tha se 62% e njerëzve në burgje, jan...
Politike
30 Shtator 2026, 11:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reforma në drejtësi ka treguar të mirat e saj, por gjat&...
Politike
30 Shtator 2026, 11:14
I.A
Toni GoguUlsi Manja
TIRANË- Paketa e re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale wshtw prezantuar ditwn e sotme. Minist...
Politike
30 Shtator 2026, 10:24
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ambasadori amerikan Eric Wendt ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e K...
Politike
30 Shtator 2026, 10:15
E.d
Eric Wendt
TIRANA- Ambasadori amerikan Eric Wendt po zhvillon një takim prezantimi me kryeministrin Edi Rama, pas nisjes së misionit të...