
Fier- Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve.
Flakët u përhapën në një pjesë të katit dytë, ndërsa në tre katet e tjera ndodhen zyra të bashkisë së Fierit dhe selitë e Partisë Demokratike dhe të Partisë së Lirisë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera të godinës. Versus.al

