Vllaznia pritet t’ia besojë stolin Csaba Laszlos, pasuesit të Edi Martinit

Csaba Laszlo pritet të marrë drejtimin e Vllaznisë. Sipas raportimeve të fundit nga burime për media, marrëveshja mes trajnerit rumuno-hungarez dhe presidentit Alban Xhaferi është arritur, ndërsa njoftimi pritet të bëhet në fundjavë.

Të lidhura

None found

Me këtë akord, Xhaferi ka vendosur për pasuesin e Edi Martinit në pankinën e skuadrës shkodrane.

Largimi i Martinit nga posti i trajnerit konsiderohej i pashmangshëm pas rezultateve të dobëta në kampionat. Në edicionin e kaluar, Vllaznia iu afrua titullit, por pati një paraqitje të dobët në “Final Four”.

Në zgjedhjen e Laszlos, Vllaznia ka vlerësuar përvojën e tij te Sepsi OSK, FK Csikszereda, Chennayin, Dundee United e MTK Budapest, si edhe me përfaqësueset e Lituanisë dhe Ugandës.


Shtuar më 30.09.2026 12:33

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş