LIVE UPDATES
Bota

Ish-diplomati amerikan Fried paralajmëron se sinjalet e përziera mund t'i dobësojnë sanksionet ndaj Rusisë

Fried, karriera e të cilit në fushën e sigurisë kombëtare përfshiu shtatë administrata amerikane, përfshirë shërbimin si ambasador i SHBA-së në Poloni dhe si koordinator i Departamentit të Shtetit për politikën e sanksioneve, tha se ligji i jep administratës mjete për të goditur të ardhurat e Rusisë nga energjia, si dhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.

30 Shtator 2026, 12:31 Nga G.M
Ish-diplomati amerikan Fried paralajmëron se sinjalet e përziera mund
Daniel Fried gjatë intervistës me REL-in.


Shtetet e Bashkuara kanë kompetenca të reja për të rritur presionin ekonomik ndaj Rusisë, por ndikimi i tyre do të varet nga fakti nëse administrata e Donald Trumpit i përdor ato në mënyrë të qëndrueshme dhe e bën të qartë se çfarë kërkon nga Moska dhe qeveritë e tjera, tha për Radion Evropa e Lirë ish-diplomati amerikan Daniel Fried.

“Administrata duhet të ndalojë së dërguari sinjale të përziera”, tha Fried në një intervistë më 29 shtator, duke argumentuar se ligji i sapomiratuar për sanksionet ndaj Rusisë mund t’i sigurojë Uashingtonit një mjet të rëndësishëm ndikimi ndaj Moskës, nëse zbatohet krahas diplomacisë dhe koordinimit me aleatët e SHBA-së.

Fried, karriera e të cilit në fushën e sigurisë kombëtare përfshiu shtatë administrata amerikane, përfshirë shërbimin si ambasador i SHBA-së në Poloni dhe si koordinator i Departamentit të Shtetit për politikën e sanksioneve, tha se ligji i jep administratës mjete për të goditur të ardhurat e Rusisë nga energjia, si dhe vendet që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz rus.

“Momenti i duhur është tani”, tha Fried, i cili u pensionua nga Departamenti i Shtetit në vitin 2017.

Fried tha se, po të ishte ende koordinator për sanksionet, do të udhëtonte në vende si Kina dhe India për të diskutuar reduktimin e blerjeve të energjisë nga Rusia, dhe për të negociuar marrëveshje që do të mund të ulnin varësinë e tyre nga Moska.

Ligji “Lindsey O. Graham për Sanksionimin e Rusisë dhe Iranit i vitit 2026”, të cilin presidenti Donald Trump e nënshkroi më 18 shtator, synon zyrtarët rusë, bankat, sektorin energjetik dhe anijet e lidhura me të ashtuquajturën “flotë në hije” të Rusisë, që përdoret për të shmangur sanksionet ndaj cisternave të naftës. Ligji gjithashtu i jep administratës autoritetin të vendosë tarifa ndaj vendeve që vazhdojnë të blejnë sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi rus. Ligji nuk është i përsosur, tha Fried, por ofron fleksibilitet të mjaftueshëm për të qenë i dobishëm.

“Unë do të mund ta bëja dhe, nëse mund ta bëja unë, mund ta bëjë edhe dikush tjetër”, tha ai.

“Ajo që duhet të bëni është që ai ligj të ulë të ardhurat e [presidentit rus, Vladimir] Putinit nga shitjet e naftës dhe gazit”, tha Fried. “Nëse e bëni këtë, atëherë keni arritur diçka”.

Fried tha, gjithashtu, se sanksionet mund të ndikojnë në mënyrë të tërthortë ndaj Rusisë duke e detyruar atë ta shesë naftën me një zbritje më të madhe. “Nëse e bëjnë këtë, çdo dollar që nuk e fitojnë është sukses për ligjin”, tha ai.

Por, Fried tha se ligji do të kishte efekt të kufizuar nëse sinjale të tjera nga Uashingtoni do të sugjeronin se administrata është më e shqetësuar për mbajtjen e furnizimeve ruse me energji në tregjet globale sesa për reduktimin e të ardhurave të Moskës.

Ai iu referua komenteve të Trumpit se sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse po kontribuonin në rritjen e çmimeve të naftës dizel. “Kjo dërgon një sinjal të përzier se ne në të vërtetë duam të shohim më shumë naftë dhe dizel rus në treg, dhe jo më pak”, tha Fried.

“Këto sinjale të përziera nga Uashingtoni e dobësojnë ligjin, por, më e rëndësishmja, e dobësojnë politikën e mirë”, shtoi ai.

Test i ri për politikën e Uashingtonit ndaj Rusisë

Komentet e Fried erdhën në kohën kur raportet e reja sugjeronin një zgjerim të mundshëm të diskutimeve ekonomike SHBA-Rusi, krahas përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

The Atlantic raportoi se i dërguari i posaçëm amerikan, John Coale, ka propozuar një plan sipas të cilit Rusia mund të lirojë të burgosur politikë në këmbim të lehtësimit të disa sanksioneve. Sipas raportimit, propozimi është bërë për herë të parë disa muaj më parë dhe mbetet në një fazë të hershme.

Nisma potencialisht mund t’i hapë rrugë rifillimit të angazhimit ekonomik SHBA-Rusi, ndërsa lufta vazhdon, raportoi The Atlantic. Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar publikisht për raportimin.

Coale ka ndjekur një qasje të ngjashme me Bjellorusinë, e cila ka liruar rreth 500 persona që konsiderohen të burgosur politikë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Uashingtoni gjithashtu ka nisur diskutime me Bjellorusinë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, përfshirë një blerje të mundshme amerikane të potasit bjellorus.

Rusia është përfshirë në këto diskutime sepse sanksionet evropiane mund të kërkojnë që potasi bjellorus të transportohet përmes territorit rus, sipas The Atlantic. Ndërkohë, Kirill Dmitriev, një i dërguar i lartë i presidentit Putin, u takua me të dërguarin e Trumpit, Jared Kushner, më 28 shtator, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i lartë i administratës amerikane, në kushte anonimiteti. Zyrtari nuk dha detaje të tjera.

Dmitriev, sipas raportimeve, u takua më 29 shtator me zyrtarë të Departamenteve amerikane të Thesarit dhe Energjisë. Dmitriev ka qenë një ndër bashkëbiseduesit kryesorë rusë në kontaktet me administratën Trump dhe më parë ka marrë pjesë në diskutime që lidhen me çështjet ekonomike dhe energjetike, si dhe me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Fried tha se fleksibiliteti i ligjit të ri për sanksionet mund të jetë i dobishëm pikërisht sepse Uashingtoni mund të ndërthurë presionin ekonomik me negociatat. Ai tha se SHBA-ja duhet t’u tregojë qeverive të tjera se synon t’i zbatojë kufizimet, duke u ofruar njëkohësisht mënyra për të reduktuar blerjet e tyre të energjisë nga Rusia. Fried theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me qeveritë evropiane dhe G7-n.

“Një mesazh vetëm nga Amerika do të ketë më pak peshë sesa një mesazh nga të gjitha shtyllat ekonomike të botës së lirë”, tha Fried.

Ligjvënësit kërkojnë më shumë presion

Mundësia e lehtësimit të sanksioneve ka hasur në kundërshtim nga ligjvënësit që mbështesin ruajtjen e presionit ekonomik ndaj Moskës. Senatori Dick Durbin nga Illinois, demokrati më i lartë në Komitetin Gjyqësor të Senatit, tha për Radion Evropa e Lirë më 29 shtator se shpresonte që “presidenti do ta përdorë autoritetin e tij sipas Aktit të Sanksioneve për t’u thënë partnerëve kryesorë tregtarë të Rusisë” që të respektojnë masat e reja amerikane.

Grupi dypartiak i Kongresit për Ukrainën gjithashtu tha më 29 shtator se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë ta rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusisë, përderisa vazhdon pushtimi i saj në shkallë të plotë ndaj Ukrainës. Deklarata u lëshua nga katër bashkëkryesuesit e grupit: demokratët Marcy Kaptur nga Ohajo dhe Mike Quigley nga Illinois, si dhe republikanët Brian Fitzpatrick nga Pensilvania dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut.

“Dy javë më parë, Kongresi miratoi legjislacionin më të rëndësishëm për sanksionet ndaj Rusisë që nga viti 2017”, thanë ligjvënësit.

“Përderisa vazhdon pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia për ta pushtuar atë dhe për t’i kërcënuar aleatët tanë evropianë, Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmarrin çdo hap të nevojshëm për ta ndalur kriminelin e luftës Vladimir Putin".

Ata iu përgjigjën në mënyrë të veçantë raportimeve se administrata po shqyrtonte lehtësimin e sanksioneve në këmbim të lirimit të të burgosurve politikë.

“Lehtësimi i sanksioneve do ta inkurajojë Rusinë dhe do ta zgjasë luftën”, thanë ligjvënësit./Dosja.al

shba rusi daniel fried

Sondazh

Poll

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën