Ted Blushi ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit për konfliktin mes Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO-së, duke e cilësuar situatën si “të qëllimshme dhe absurde”.
Blushi tha se shtyrja e seancave po cenon procesin e rregullt ligjor penal dhe kërkoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Ai kërkoi që drejtuesit e Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO-së së Shkallës së Parë të thirren në komision për të dhënë shpjegime.
Sipas Blushit, shtyhen deri në 20 seanca gjyqësore në ditë, duke sjellë edhe kosto shtesë për taksapaguesit për transportin e të paraburgosurve nga rrethet drejt Tiranës.
Ted Blushi: Ky konflikt i qëllimshëm dhe absurd po cënon procesin e rregullt ligjor penal.
Kuvendi nuk mund të qëndrojë spektaktor në këtë konflikt me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata.
Shtyrja e seancave të gjykimit po ndikon drejtpërdrejt në cënimin e një procesi të rregullt ligjor.
Blushi - Manjës: Kërkesën ja u kam dërguar prej një jave ty dhe Fatmir Xhafës, meqë edhe pretendoni se jeni "baballarët" e Reformës në Drejtësi. Por një përgjigje pres edhe nga "gjyshërit" e kësaj Reforme.
Blushi: Ky konflikt duhet të zgjidhet menjëherë dhe është detyrë e Komisionit të Ligjeve të angazhohet.
Blushi: Të thirren drejtuesit e Dhomës së Avokatisë dhe GJKKO së Shkallës së Parë për t"i dëgjuar në Komisione.
Blushi: Po shtyhen deri në 20 seanca gjyqësore në ditë, cka jo vetëm po cënon procesin e rregullt ligjor penal por po shton edhe kostot e pamerituara për taksa paguesit shqiptarë, të cilët nuk mund të paguajnë kot veç për transportin e të paraburgosurve nga rrethet drejt Tiranës.
© SYRI.net