Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Aktualitet
VIDEO/ Bie zjarr pranë Parkut të Apolonisë në Fier, digjen disa ullinj ndërsa flakët u afrohen banesave
Pas marrjes së njoftimin, në vendngjarje kanë shkaur menjëheë forcat zjarrfikëse, të cilat pom punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës.
30 Shtator 2026, 12:49Nga E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit. Flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe ullishte. Kjo situatë ka ngritur shqetësim për fakin se pranë zonës ku nisi zjarri ndodhen edhe disa banesa.
Pas marrjes së njoftimin, në vendngjarje kanë shkaur menjëheë forcat zjarrfikëse, të cilat pom punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës. Si pasojë e kësaj janë djegur disa rrënjë ulliri, ndërsa banorët shprehen të pikëlluar dhe sipas tyre zjarrvënia ishte e qëllimshme. Situata parqet rrezik, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të tjera zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve.
“Nuk e di pse ndodhin këto gjëra. Ka fërkime me njëri-tjetrin në këto familjet këtu. Është zjarrëvënie e qëllimshme. Unë u kam bërë hysmet atyre ullinjve. Janë goxha shumë familje që rrezikojë në humbjen e këtyre sipërfqeve me ullinj”-shprehet një i moshuar./Dosja.al