12 vite pas aksidentit, bashkëshortja e Michael Schumacher rrëfen dhimbjen dhe jetën e tyre larg syrit të publikut: Kur dëgjoj këngën tonë, qaj
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka nxjerrë në shitje apartamentin e tij spektakolar në Manhattan, me një çmim kërkese prej rreth 19 milionë paundësh.
Ish-futbollisti francez, 49 vjeç, e bleu pronën në lagjen Soho në vitin 2010, pak para transferimit të tij te New York Red Bulls. Henry dhe partnerja e tij, Andrea Rajacic, u dashuruan menjëherë me apartamentin gjatë vizitës së parë, shkruan “The Sun”.
Çifti bleu fillimisht penthouse-in dhe njësinë poshtë tij për rreth 11.1 milionë paund, përpara se t’i bashkonte të dyja hapësirat në një rezidencë gjigante prej rreth 6,000 metrash katrorë.
Prona ofron pamje panoramike nga disa prej simboleve më të njohura të Nju Jorkut, përfshirë urat Brooklyn dhe Williamsburg, ndërsa një nga veçoritë më të rralla është tarraca private në çati. Kjo e fundit përfshin zonë për barbecue, hapësirë për ngrënie në ambient të hapur dhe një kënd për relaks.
Brenda, apartamenti është i arreduar me një stil modern dhe elegant. Dritaret nga dyshemeja deri në tavan mbushin sallonin me dritë natyrale, ndërsa kuzhina është e pajisur me elemente prej mermeri të bardhë.
Në një tjetër hapësirë ndodhet një divan i madh i lakuar me shtatë vende. Dhoma e gjumit kryesore është rrethuar me bimësi, ndërsa banja luksoze ka dysheme prej mermeri të gjelbër, lavaman të dyfishtë dhe një dush me xham.
Henry dhe partnerja e tij e kishin nxjerrë pronën në shitje edhe në vitin 2025, por më pas ndryshuan mendje.
“Ne ishim dhe ende jemi të dashuruar me këtë vend. Ishte shumë e vështirë të largoheshim nga Nju Jorku”, është shprehur Henry.
Nëse shitja realizohet me çmimin e kërkuar, ish-ylli i Arsenalit pritet të sigurojë një fitim prej afro 8 milionë paundësh krahasuar me shumën e paguar për pronën.

Top Channel