Gjobëvënia e mediave dhe portaleve anonime/ Instituti i Medias: Nuk kemi vakuum ligjor, por mungesë zbatimi
Fenomeni i gjobëvënies mediatike dhe përdorimi i portaleve...
Fenomeni i gjobëvënies mediatike dhe përdorimi i portaleve...

Fenomeni i gjobëvënies mediatike dhe përdorimi i portaleve anonime si mjete presioni ndaj bizneseve ka sjellë në vëmendje një debat të mprehtë mbi etikën, transparencën dhe kufijtë e lirisë së shtypit në vend. CNA e ka trajtuar këtë çështje së fundi, pas denoncimeve dhe shqetësimeve të ngritura nga aktorë të ndryshëm të tregut.
Në një intervistë të dhënë për CNA TV, këtë të mërkurë, kreu i Institutit Shqiptar të Medias, Remzi Lani, e cilëson këtë fenomen si një shqetësim real për median në vend.

"Fenomeni i gjobëvënies mediatike ekziston dhe përbën një problem real për median shqiptare. Ka raste të raportuara publikisht, akuza dhe dëshmi që flasin për përdorimin e medias si mjet presioni për të siguruar përfitime financiare, reklama, favore apo interesa të tjera. Debati i kohëve të fundit në median tuaj ka trajtuar me të drejtë këtë fenomen problematik. Duhet të pranojmë se adresimi dhe përballimi i këtij fenomeni është i vështirë dhe kompleks. Ndërsa kritika ndaj aktorëve politikë apo të biznesit është legjitime, presioni ndaj tyre për përfitime financiare apo të tjera është i paligjshëm dhe nuk ka të bëjë me gazetarinë e vërtetë”, tha Lani.
Duke u ndalur te standardet e profesionit, Lani shton se shfrytëzimi i medias për interesa private bie ndesh me parimet themelore të gazetarisë.
"Duke qëndruar fillimisht tek aspekti etik dhe profesional, përdorimi i gazetarisë si instrument presioni për të siguruar përfitime financiare, reklama, favore apo përfitime të tjera është në kundërshtim me vetë misionin dhe etikën e profesionit. Kodi ynë i Etikës së Gazetarit vendos në themel të gazetarisë integritetin profesional dhe përgjegjësinë ndaj publikut. Këto parime janë drejtpërdrejt të rëndësishme për debatin rreth gjobëvënies mediatike. Përdorimi i medias për përfitime private bie ndesh me parimet e Kodit të Etikës”, tha Lani.
Kur presioni i ushtruar kalon në kërkesa të drejtpërdrejta monetare dhe shantazh, çështja sipas kreut të Institutit Shqiptar të Medias kalon në një nivel tjetër që kërkon ndërhyrjen e organeve ligjzbatuese.
"Por që të jemi të qartë, nëse ka kërkesë për para në këmbim të mosbotimit, heqjes së një materiali apo ndërprerjes së një fushate denigruese, atëherë nuk jemi më thjesht në territorin e etikës së dobët profesionale, por përpara një çështjeje që duhet hetuar nga organet kompetente ligjore”, tha Lani.
Lidhur me kuadrin ligjor ekzistues dhe funksionimin e drejtësisë, kreu i Institutit Shqiptar të Medias sqaron se vendi nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga zbatimi i tyre dhe zvarritja e çështjeve.
"Pyetja nëse ka nevojë për një ligj të ri është e kuptueshme në këto rrethana, por përpara se të mendojmë për një ligj të ri, duhen zbatuar ligjet që kemi. Nuk kemi vakuume ligjore në fakt. Neni 109/b i Kodit Penal, 'Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë', e adreson këtë fenomen dhe parashikon dënime të ashpra. Po ashtu, nenet për shpifjen në Kodin Penal parashikojnë përgjegjësi për përhapjen qëllimisht të informacioneve, duke e ditur se janë të rreme. Më në fund ekziston gjithashtu edhe rruga civile. Kodi Civil, në nenet 625 dhe 647/a, lejon kërkimin e dëmshpërblimit proporcional për cenimin e nderit, personalitetit ose reputacionit. Çështja është që fillimisht të zbatojmë ligjet që kemi dhe më pas të shohim se çfarë nuk shkon dhe duhet korrigjuar. Por, nëse organet e drejtësisë nuk veprojnë dhe i zvarrisin çështjet pa fund, sikurse ndodh, atëherë ato në njëfarë mënyre e inkurajojnë fenomenin”, tha Lani.
Një tjetër problematikë e ngritur prej tij lidhet me transparencën institucionale të portaleve dhe rrezikun e madh që sjell anonimiteti i institucioneve mediatike.
"Por ka një pikë tjetër që kërkon adresim ligjor urgjent dhe që lidhet me transparencën e vetë medias dhe me atë që quhet anonimitet. Ndërmjet atyre që kërkojnë regjistrimin e portaleve dhe atyre që janë kundër, zhvillohet një debat i nxehtë, siç u zhvillua edhe në Shqipëri në rastin e atij që u quajt Ligji Antishpifje. Ky është një debat i mprehtë që zhvillohet edhe në vende të tjera. Regjistrimi i detyrueshëm i portaleve mund të jetë problematik, sepse mund të shndërrohet në një formë licencimi ose kontrolli të medias online dhe të krijojë barriera për lirinë e shprehjes. Por identifikimi dhe transparenca janë diçka tjetër. Një portal që ushtron veprimtari mediatike duhet të bëjë të qartë kush është pronari ose subjekti përgjegjës, kush mban përgjegjësinë editoriale dhe cilat janë të dhënat bazë të kontaktit. Publiku ka të drejtë të dijë se kush qëndron pas informacionit që konsumon. Transparenca e pronësisë, e financimit dhe e përgjegjësisë editoriale duhet të jetë një standard minimal. Portalet anonime përbëjnë edhe burimin kryesor të dezinformimit, manipulimit mediatik dhe fushatave denigruese ndaj individëve dhe bizneseve. Media nuk mund të kërkojë transparencë nga politika, biznesi dhe institucionet pa qenë vetë transparente. Prandaj, identifikimi i portaleve është një nevojë urgjente. Raporti i Komisionit Europian për vitin 2026 për Shqipërinë vëren përmirësime në transparencën e pronësisë së mediave audiovizive, por gjithashtu thekson se këto kërkesa nuk shtrihen ende te media online dhe ajo e shkruar. Ai që duhet mbrojtur është anonimiteti i burimeve, që është i padiskutueshëm, ndërsa anonimiteti i medias si institucion është një çështje tjetër. Nuk mund të kërkohet transparencë nga të tjerët, pa qenë transparent vetë”, tha Lani.
Duke mbrojtur njëkohësisht hapësirën e gazetarisë investigative, Lani bën thirrje që lufta kundër gjobëvënies të mos shërbejë si pretekst për të kufizuar fjalën e lirë, duke vendosur një vijë të qartë ndarëse.
"Në këtë kontekst, është e rëndësishme që lufta ndaj gjobëvënies të mos cenojë lirinë e shtypit dhe në mënyrë të veçantë, gazetarinë investigative. Ajo duhet të jetë betejë për të ndarë gazetarinë profesionale nga përdorimi abuziv i emrit të gazetarit. Jo çdo shkrim kritik, investigim apo konflikt ndërmjet medias dhe një biznesi mund të quhet gjobëvënie. Gazetaria investigative ka të drejtë dhe detyrë të bëjë pyetje të vështira, të publikojë fakte me interes publik dhe të jetë kritike ndaj pushtetit politik apo ekonomik. Shumë gazetarë investigativë në Shqipëri e bëjnë këtë çdo ditë. Një biznesmen, politikan apo institucion që përballet me pyetje të forta, investigime për korrupsion apo publikime që dëmtojnë reputacionin e tij, nuk duhet të ketë mundësi t'i etiketojë automatikisht ato si gjobëvënie. Vija ndarëse duhet të jetë e qartë, publikimi në interes publik, i bazuar në fakte dhe standarde profesionale, është gazetari; kërkimi i një përfitimi në këmbim të publikimit ose mospublikimit është diçka krejt tjetër. Gazetarinë kritike dhe investigative duhet ta mbrojmë edhe kur është e pakëndshme për politikën apo biznesin; ndërsa përdorimin e medias për shantazh apo përfitim privat duhet ta dënojmë. Ky është dallimi thelbësor, vija e qartë ndarëse”, tha Lani.
Lani sugjeron se hapi i parë drejt zgjidhjes së kësaj problematike kërkon një tryezë të gjerë bashkëpunimi.
"Hapi i parë për ta adresuar këtë fenomen është një debat i hapur rreth tij, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve mediatikë, gazetarëve, pronarëve të medias, organizatave të medias, por edhe aktorëve të biznesit, organeve të drejtësisë dhe të tjerëve", u shpreh ai.
Në një kohë kur dezinformimi dhe presioni cenojnë integritetin e tregut, Instituti Shqiptar i Medias sugjeron se vendosja e rregullave të qarta dhe përgjegjësia e ndërsjellë mbeten kushti i panegociueshëm për mbrojtjen e fjalës së lirë dhe gazetarisë cilësore. /CNA
Këtë të mërkurë ka nisur ndërhyrja për pastrimin e rezervu...
Këshilli i Sigurisë Kombëtare mund të rimblidhet brenda pa...
Ndryshimet e prezantuara këtë të mërkurë për Kodin e Proce...
Këtë të mërkurë u prezantuan projektvendimet për ndryshime...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, ka dalë nga Pr...
Ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt, ka zhvillluar sot nj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar një raport auditi...
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitu...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Këtë të mërkurë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula...
Kreu i Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, Soko...
Gazetari Mentor Kikia tha se në këtë moment nga skandali i...
Politologu i njohur Afrim Krasniqi komentoi sot skandalin ...
Sot në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 122-të kundër ...
Vendimi i marrë sot nga Gjykata Kushteutuese për rrëzimin ...
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi unanimisht, në mbledhj...
Avokati i Popullit ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese rrë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Gjykata Kushtetuese vendosi sot të rrëzojë kërkesën e Part...
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të ...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Arrestohen dy autorët e dyshuar të zjarrvënieve në zonën e...
Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentat...
Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacioni...
Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë pasi shisnin ...
Kriminaliteti me përfshirje të shtetasve të huaj zakonisht...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Një sulm rus me raketa dhe dronë vrau të paktën katër njer...
Pas më shumë se dhjetë vjetësh, forcat amerikane do të tër...
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, ka bërë të ditur s...
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se drejtuesit e d...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 mili...
Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde ...
Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 80.7 lekë dh...