LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në Kombinat dhe Prush, arrestohen dy persona në Tiranë

Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej të arrestuarve kishte thyer masën e sigurisë për dy vepra penale dhe tentoi t'iu ikte efektivëve sapo ndezi zjarrin.

30 Shtator 2026, 13:01 Nga G.M
Të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në
Foto ilustruese

TIRANA- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë pasi dyshohen se kanë ndezur qëllimsht zjarr në Kombinat dhe në fshatin Prush. Sipas njoftimit të Policisë, njëri prej të arrestuarve kishte thyer masën e sigurisë për dy vepra penale dhe tentoi t'iu ikte efektivëve sapo ndezi zjarrin.

Ndërkohe, i arrestuari tjetër dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI:

"Tiranë/Arrestohen 2 autorët e dyshuar të zjarrvënieve në Kombinat dhe në fshatin Prush. Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë për 2 vepra penale, kishte me vete mjet prerës dhe tentoi t’iu ikte efektivëve sapo ndezi zjarrin.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për parandalimin e rasteve të zjarrvënieve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan autorët e 2 rasteve në këtë fushë. Konkretisht, u arrestuan shtetasit:

-E. K, 49 vjeç, pasi dyshohet se iu ka vënë zjarrin, disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi” në zonën e quajtur “Kombinati”. Shtetasi, sapo ka konstatuar shërbimet, ka tentuar të largohet.
Nga kontrolli fizik, 49-vjeçarit iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve të ftohta;

-Sh. H., pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në sipërfaqen e tokës në pronësi të tij, në fshatin Prush, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë dëmtuar sipërfaqe kodrinore të fshatit, si dhe janë djegur pisha, bimësi e egër dhe pemë të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon në mënyrë të përsëritur, për të gjithë qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre, pasi pasojat mund të jenë të rënda për jetën, shëndetin dhe pronën e tyre. Veçanërisht, Policia apelon për banorët që djegin mbetje apo synojnë të pastrojnë sipërfaqet e tokave nëpërmjet djegies, që të shmangin këto praktika, pasi mund të shkaktojnë përhapjen e pakontrolluar të zjarreve dhe sjellin pasoja penale sipas parashikimeve ligjore."/Dosja.al

tirane zjarret ne vend

Sondazh

Poll

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Nis pastrimi i liqenit të Kasharajt, nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën

Rama për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale: Drejtësia mos frikësojë të pafajshmit

"Jo kontroll celularëve pa autorizim"/ Rama: Ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: Avokati nuk është dekor, deklarimet nën torturë...

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë...

Ndryshimet në Kod, Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit!

Reforma në Drejtësi, Rama: 62% e njerëzve në burgje, janë në paraburgim!

Rama për Reformën në Drejtësi: Kemi parë forcën, por edhe dobësitë përballë realitetit

Ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, del nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do...

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, do të pyetet për çështjen Agasi

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, nuk ka të lënduar

Mashtronin qytetarë të BE-së përmes platformave online, arrestohen katër persona në Tiranë

Zjarr në Gjirokastër, flakët u drejtohen banesave dhe magazinave

"Ju erdhi fundi"/ Vijon marshimi i protestuesve nëpër Tiranë: Rama jep dorëheqjen

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi