Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    Në kërkim për shitjen e drogës në shkollat e Tiranës, arrestohet 28-vjeçari! I sekuestrohen 2 pistoleta dhe 363 gramë kokainë

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH
    Lajmet e fundit

    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    September 30, 2026
    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    Kreu i Komisionit parlamentar të Sigurisë, Bledi Çuçi ka deklaruar se pritet të zhvillohet një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku do të diskutohet më gjerësisht çështja që lidhet me ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.

    Deklarata u bë në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë për të diskutuar zhvillimet në institucionet e sigurisë dhe situatën e krijuar pas masës së sigurisë ndaj Hysenit. 

    Sipas Çuçit, mbledhja pritet të zhvillohet pasi SHISH të përfundojë auditimin e thelluar, i cili do të verifikojë nëse ka pasur pasoja për funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit.

    “Në lidhje me këtë çështje, Presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare të hënën dhe aty pati një informacion paraprak nga SHISH. Po në Këshill u la detyra që të bëhet sa më shpejt një auditim i thellë në lidhje me ndonjë pasojë të mundshme, nëse ka, për funksionimin e SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet edhe më gjerësisht pasi të jetë bërë ky auditim”, deklaroi Çuçi në Komisionin e Sigurisë.

    Ai shprehu se auditimi do të kryhet nga vetë SHISH në funksion të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa theksoi se edhe Komisioni parlamentar i Sigurisë ka instrumentet e tij të kontrollit. Pasi të qartësohet situata, sipas tij Komisioni mund të thërrasë për raportim institucionet e sigurisë.

    “Edhe komisioni ynë ka një rol në këtë aspekt, por duhen ndjekur të gjitha hallkat shtetërore dhe së pari duhet lënë Prokuroria të hetojë deri në fund përfshirjen e ish-drejtoreshës së SHISH në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me sigurinë ose jo”, tha Çuçi.“Pasi të kemi një qetësim të situatës, edhe ne kemi instrumentet tona për të thirrur për të raportuar institucionet e sigurisë për këtë çështje. Ta bëjë Prokuroria e qetë punën e saj dhe të kalojmë këto filtra të informacionit që vijnë nga një institucion kaq i rëndësishëm siç është SHISH dhe pastaj jemi dhe ne. Me kohën do të sqarohen të gjitha përgjegjësitë e secilit, qoftë penale, qoftë administrative”, deklaroi ai.

    Çuçi foli edhe për nismën e Partisë Demokratike për mocion lidhur me çështjen, duke bërë të ditur se kërkesa pritet të diskutohet në Konferencën e Kryetarëve.

    “Për sa i takon iniciativave politike, jam informuar që PD ka bërë një kërkesë për mocion për këtë çështje dhe kjo çështje mendoj që do të diskutohet në mbledhjen e Kryetarëve, që në dijeninë time është lënë për nesër”, përfundoi Çuçi. 

    auditim në SHISH Bledi Çuçi hetime hetime për SHISH institucionet e sigurisë inteligjenca shqiptare Këshilli i Sigurisë Këshilli i Sigurisë Kombëtare mbledhje e Këshillit të Sigurisë politikë Shërbimi Informativ i Shtetit SHISH shqipëri siguria kombëtare Vlora Hyseni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hetimet për Vlora Hysenin/ Bledi Çuçi: Një tjetër mbledhje e Këshillit të Sigurisë pas auditimit në SHISH

    September 30, 2026

    Në kërkim për shitjen e drogës në shkollat e Tiranës, arrestohet 28-vjeçari! I sekuestrohen 2 pistoleta dhe 363 gramë kokainë

    September 30, 2026

    Drafti i Kodit të Procedurës Penale/ Rama: Jo kontroll celularëve pa autorizim, ndalohen përgjimet e të dhënave identifikuese

    September 30, 2026

    Serbia arreston 2 gra për spiunazh! Dyshohen se i dhanë SHISH-it dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë informacione për agjentë të BIA-s

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.