Takimi me Ambasadorin e ri të SHBA-së, ministri Hoxha: Forcim i partneritetit strategjik, zgjerim i mundësive në ekonomi dhe investime 30/09 13:03
Spanja ka vendosur një rekord të ri në historinë e saj, pas fitores 4-1 ndaj Kroacisë, duke vijuar serinë e jashtëzakonshme të rezultateve pozitive.
Suksesi ndaj kroatëve i lejoi La Roja-s të zgjasë rekordin e saj të 40 ndeshjeve radhazi pa humbje, duke konfirmuar një ecuri historike për kombëtaren spanjolle.
Në qendër të kësaj paraqitjeje ishte edhe Lamine Yamal, i cili shënoi dy gola, ndërsa Marc Pubill dhe Nico Williams plotësuan fitoren 4-1.
Spanja vazhdon kështu të shkruajë historinë e saj me një seri rezultatesh që e vendosin ekipin e Luis de la Fuentes mes kombëtareve me ecuritë më të gjata pozitive.
Top Channel