Nis takimet ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt në zyrën e Ramës dhe ministrit të Jashtëm Hoxha

Nga Fjorela Beleshi
30 Shtator 2026, 13:32 | Politikë

Nis takimet ambasadori i ri amerikan, Eric Wendt në zyrën e Ramës

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri Eric Wend, pasi mori zyrtarisht detyrën, nisi takimet në Tiranë. Të parit që i shkoi në zyrë, ishte kryeministri Rama në selinë e qeverisë. Shefi i qeverisë shqiptare ndau vetëm një foto duke i uruar mirëseardhjen diplomatin amerikan pa ndarë detaje nga biseda me të.

Pas Kryeministrit Eric Wendt zhvilloi takim edhe me krye diplomatinshqiptar Ferit Hoxha në Ministrinë e Jashtme. Pas takimit, Ferit Hoxha shkruan se pres të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, përfshirë për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe të investimeve, për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

A2CNN mëson se të enjten të enjten ambasadori amerikan do të takohet me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi ndërsa të premten me kreun e grupit parlamentar të PS. Ende nuk ka një anxhendë publike nëse pasi Sali Berisha shkeli në tokën amerikane, ambasadori amerikan do ta takojë atë nëselinë e PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos