Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti në një takim Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti, ku në qendër të diskutimeve ishte ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në takimin e parë mes tyre u diskutuan piketat përmbyllëse të Kapitullit 24, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, dhe Kapitullit 22, “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, si edhe angazhimet institucionale për përmbushjen e tyre.
Sipas njoftimit, ministri Demo vlerësoi mbështetjen e Komisionit Europian me ekspertizë dhe asistencë për çështjet prioritare, ndërsa theksoi rëndësinë e vijimit të reformave dhe bashkëpunimit institucional në funksion të objektivit të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian në vitin 2027.
“Me angazhim, rezultate konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë mes ekipeve tona, vijojmë punën për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, u shpreh Demo.










Komente
Komento