web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa për një listë të përbashkët shqiptare për Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

30 Shtator 2026, 13:35, Opinione Refik Hasani

Kërkesa për një listë të përbashkët shqiptare

Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit kanë arritur marrëveshje për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, që janë shpallur të mbahen më 25 tetor 2026, dhe është për ta përshëndetur.

E kam artikuluar publikisht iniciativën për një listë të përbashkët shqiptare që nga Marrëveshja e Konçulit më 20 maj 2001, e këndej sa herë që janë mbajtur zgjedhjet parlamentare të Serbisë, pasi gjithnjë është garuar në më shumë lista zgjedhore. Synim dhe ka kërkuar për shqiptarët të përfaqësohen me vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, pasi është mbajtur Referendumi dhe kemi Marrëveshjen e Konçulit, mbajtur nën prezencën e vazhdueshme, por edhe monitorimin, mbikëqyrjen, dhe garantimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar. 

Vazhdimisht përmes vështrimeve/opinioneve, intervistave, deklaratave, prononcimeve, propozimeve, por edhe e ka parashtruar nëpër tryeza e debate, studimet/kumtesat, nuk u ndala së rreshturi dhe kërkoi që shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të garonin me një listë të përbashkët, të unifikuar rreth një qëllimi, programi dhe platforme, në bashkërendim, koordinim, harmonzim dhe artikulim të kërkesave dhe me nevojën që interesat e përgjithshme të shqiptarëve të vendosen mbi interesat e ngushta partiake.

Kërkesa për një listë të përbashkët shqiptare

Gjithnjë duke argumentuar se ndarja në disa lista shpërndante votën shqiptare dhe dobësonte mundësinë për përfaqësim më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Kërkova gjithashtu që Prishtina dhe Tirana zyrtare, ta ndërrojnë diskursin e tyre dhe narrativat e përdorura, por edhe SHBA-ja, BE-ja e OKB-ja, të reflektonin pozitivisht dhe ta mbështesnin një qasje të tillë të re, me kërkesa konkrete posaçërisht për ndaljen e pastrimit të organizuar shtetëror, si një spastrim etnik sistematik në pasivizimin e adresave nga praktikat margjinalizuese-diskriminuese, dhe për përfaqësim proporcional dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Kështu, lista e përbashkët nuk ishte qëllim në vetvete, por një instrument politik për të rritur përfaqësimin dhe për ta bërë më të fuqishëm artikulimin e kërkesave të shqiptarëve etnikë e autoktonë të kësaj krahine.

E lidh sërish bashkimin elektoral me shmangien e shpërndarjes së votës dhe me mundësinë për të rritur përfaqësimin shqiptar në Parlament të Serbisë. Arritja që partitë politike shqiptare të garojnë me një listë të vetme për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, arrihen në disa suksese:

A. Bashkimi i subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në një garë të përbashkët.

B. Maksimizimi i votës shqiptare, duke shmangur shpërndarjen e saj në disa lista.

C. Rritja e përfaqësimit parlamentar të shqiptarëve në institucionet e Serbisë.

D. Krijimi i një zëri të përbashkët shqiptar në Parlament.

E. Bashkimi rreth një programi dhe platforme të përbashkët, dhe jo vetëm rreth një liste zgjedhore.

Kërkesa për një listë të përbashkët shqiptare

Përdorimi i përfaqësimit politik për të ngritur çështje që lidhen me diskriminimin, pasivizimin e adresave, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin proporcional dhe të drejtat kolektive të shqiptarëve.

Në këtë kuptim, iniciativa është konceptuar si një qasje më e gjerë politike: nga bashkimi elektoral drejt një platforme të përbashkët për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Tani këmbëngul edhe në propozim që janë inicuar si për hapjen e një zyre ndërlidhëse në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, që do të ishte një ndihmesë e madhe për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit nga Komunat e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe që janë me qëndrim në Kosovë.

Prandaj, arritja e marrëveshjes së subjekteve politike shqiptare për një listë të vetme duhet të shihet si një zhvillim që tejkalon vetë garën zgjedhore, do të duhet të shërbejë si bazë për një bashkëpunim më të gjerë, të mbështetur në një program të përbashkët, një platformë të qartë dhe një mekanizëm të përhershëm koordinimi e harmonizimi. 

Nëse lista e përbashkët shqiptare arrin të shndërrohet nga një marrëveshje zgjedhore në një platformë të përbashkët politike, sfida e radhës, lexo hapi i ardhshëm, nuk është vetëm ruajtja e unitetit elektoral, por shndërrimi në bashkimin elektoral të pasohet nga bashkimi programor, institucional dhe strategjik, në unitet programor, institucional dhe politik, për një platformë të qëndrueshme politike shqiptare të kësaj krahine.

Do të duhej vazhduar përpjekja për të krijuar një platformë e program për artikulimin institucional të kërkesave të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, dhe bashkimi i votës si mjet, dhe mbrojtja e të drejtave themelore dhe të drejtave kolektive si interesa të shqiptarëve me një qëllim.

Bashkimi i votës është mjeti; përfaqësimi politik është instrumenti; ndërsa mbrojtja dhe avancimi i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve të kësaj krahine mbeten qëllimi më i gjerë dhe i vetëm.





14:06 Opinione Mitro Çela

MILIONERË NGA POLITIKA

Pasi bëri “autopsinë” e politikës moderne, filozofi Maks W...

19:14 Opinione Luan Rama

TRADHËTIA NDAJ SHTETIT

Nuk jam i prirur t’i konsideroj e as t’i besoj gjithë sa p...

Lajmet e fundit nga